08.07.2014

Më, 04 korrik në hapsirat e Agjencionit u realizua takim me Kryetarin e Këshillit të ekspertëve të Agjencionit, z.Bulent Dervishi me drejtorin ekzekutiv të Aleancës për përfshirje financiare Alfred Hannig dhe Kryetarin e trupit Koordinativ të institucioneve rregullatore në Maqedoni për edukim financiar nga BPRM Kristina Nikollovska, në të cilën u bisedua për aktivitetet e ardhshme të Agjencionit si pjesë e rretit të AFI

 

http://www.afi-global.org/news/2014/5/28/macedonias-mapas-becomes-118th-member-afi-network

>>>

Agjencioni për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional u antarsua na organizatën globale-Aleanca për përfshirje financiare (Alliance for Financial Inclusion www.afi-global.org),  e cila paraqet organizatë për krijimin dhe implementimin e politikave për rritjen e  qasjes në shërbimet e përshtatshme financiare. MAPAS u bë pjesë e kategorisë së institucioneve si anëtare e posaçme dhe me këtë u bë anëtari i dytë nga Maqedonia në rrjetin e AFI, së bashku me BPRM e cila është në kategorinë e anëtarëve principal. Rrjeti AFI përbëhet nga 118 anëtarë dhe në të janë të anëtarsuar bankat qëndrore dhe institucionet rregullatore financiare nga më shumë se 90 vende në zhvillim. Me anëtarsimin e MAPAS-it në rrjetin AFI hapen mundësite për shkëmbime të njohurive dhe informacioneve që kanë të bëjnë me rregullimin dhe krijimin e politikave dhe akteve për mbrojte të interesave të secilit individ me qëllim që të njihet me përfitimet e tij, të drejtat dhe obligimet. Anëtarët e këtij institucioni janë pionerë të disa nga qasjet më të reja në krijimn e politikave për zgjerimin e sistemeve financiare dhe gjithashtu në forcimin e sigurimit dhe stabilitetit financiar.