Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Ditët e arsimimit financiar

Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS në Ditët e Arsimimit Financiar shpall:

THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar

Për të marrë pjesë në takimet interaktive online më 02 dhe 03 dhjetor 2021 për të bërë pyetje, për të ndarë informacione dhe propozime për idetë mbi “LIDHU ME MAPAS” nëpërmjet lidhjes me video-konferencë mbi temat e mëposhtme:

– Mundësitë dhe përfitimet e sigurimit pensional me financim kapital;

– Raporti vjetor për gjendjen e llogarive individuale të anëtarëve – i njohur si zarfi i gjelbër;

– Mjetet e reja digjitale (lidhja online e kontratës së anëtarësimit, Mobile App për ndjekjen e kursimeve pensionale) dhe

– Mundësitë e faqes së re të internetit mapas.mk.

Takimet interaktive online do të jenë të dedikuara për të gjithë qytetarët e interesuar të moshës 15 – 65 vjeç, të cilët janë anëtarët tanë aktualë dhe potencialë të ardhshëm të sigurimit pensional me financim kapital. Është paraparë mundësia për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me personat profesionistë të Agjencisë.

Të gjithë personat e interesuar duhet të lidhen me platformën për të marrë pjesë përmes internet lidhjes së konferencës:

Çdo qytetar i interesuar që nuk do të jetë në gjendje të lidhet me platformën e internetit në kohën e caktuar mund ta bëjë pyetjen e tij në contact@mapas.mk dhe facebook.com / MAPAS.MK / dhe do të marrë përgjigje për të nga Agjencia.

Shfrytëzojeni rastin dhe lidhuni drejtpërdrejt me të punësuarit në MAPAS dhe informohuni për sigurimin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar (shtylla e dytë dhe e tretë pensionale)

Ju presim në takimin e përbashkët online.

 

 

Skip to content