Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional është e themeluar në muajin korrik të vitit 2002, me emërtimin e drejtorit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional është e themeluar për kryerjen e mbikëqyrjes të punës së fondeve pensionale me qëllim për të mbrojtur interesаt e anëtarëve të fondeve pensionale (persona të siguruar).
Agjencia ka cilësi të personit juridik dhe për punën e saj i jep raport Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Agjencia është përgjegjëse për dhënien, tërheqjen dhe marrjen e lejeve për themelimin e shoqërive, kryerjen e veprimtarive – udhëheqjen me fondet pensionale dhe dhënien, tërheqjen, revokimin dhe ndërprerjen e lejeve për udhëheqjen e fondeve pensionale vullnetare dhe obligative. Ajo kryen mbykëqyrjen e punës së shoqërive pensionale, të fondeve pensionale të obliguara dhe atyre vullnetare, si dhe të rojtarëve të pronave dhe menaxherëve të huaj të mjeteve financiare. Agjencia gjithashtu promovon, organizon dhe nxit zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe bën zhvillimin e vetëdijes publike për qëllimet dhe parimet e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale vullnetare dhe ato të obliguara, për përfitimet nga antarësimi në fondin pensional të obliguar dhe atë vullnetarë, duke përfshirë qëllimet, principet dhe përfitimet nga pjesëmarja në skemën pensionale profesionale, për të drejtat e anëtarëve të fondeve pensionale vullnetare dhe të obliguara dhe për pyetje tjera në lidhje me sigurimin pensional me financim kapital .
Agjencia bashkëpunon me Ministrinë e Financave, Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionin për letrat me vlerë dhe me institucione tjera me qëllim që të siguroj një kontroll efektivë të sigurimit pensional me financim kapital në Maqedoni. Përkrah raportit vjetor për punën e vet të cilën Agjencia ia paraqet Qeverisë, ajo përgatitë dhe shpall raport vjetor për gjendjen në sigurimin pensional me financim kapital me çka sigurohet transparencë në këtë sigurim.
TABELA E MËNYRËS SË UDHËHEQJES