- Anëtar i fondit të detyrueshëm pensional është i siguruari i cili për herë të parë anëtarësohet në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar 2019 dhe në datën e anëtarësimit është më i ri se 40 vjeç.
- Anëtar i fondit të detyrueshëm pensional është i siguruari i cili për herë të parë është anëtarësuar në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor (përkatësisht është punësuar) pas datës 1 janar 2003 dhe ka lindur pas datës 1 janar 1967.
- Anëtar i fondit të detyrueshëm pensional është i siguruari i cili për herë të parë është anëtarësuar në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor (përkatësisht është punësuar) para datës 1 janar 2003, i cili sipas zgjedhjes personale me lidhje të marrëveshjes për anëtarësim është anëtarësuar në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital dhe ka lindur pas datës 1 janar 1967.
- Anëtar i fondit të detyrueshëm pensional është i siguruari i cili për herë të parë është anëtarësuar në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor (përkatësisht është punësuar) para datës 1 janar 2003, i cili sipas zgjedhjes personale me lidhje të marrëveshjes për anëtarësim është anëtarësuar në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital dhe ka lindur para datës 1 janar 1967 dhe që deri më 30 shtator 2019 ka nënshkruar deklaratë për vazhdimin e anëtarësimit në sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital.
I siguruari mund të anëtarësohet në fondin e detyrueshëm pensional në dy mënyra:
1) me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional dhe me regjistrim në Regjistrin e anëtarëve të cilin e mban Agjencia
2) me shpërndarjen në fondin e detyrueshëm pensional sipas zgjedhjes së rastësishme nga Fondi i SPIMV-së në rast kur i siguruari i cili është i detyruar të bëhet anëtar i fondit të detyrueshëm nuk ka nënshkruar marrëveshje për anëtarësim në periudhën për zgjedhje të fondit të detyrueshëm pensional dhe me regjistrim në Regjistrin e anëtarëve të cilin e mban Agjencia.
Secili i punësuar ka të drejtë të zgjedhjes personale (në afat prej tre muajsh nga punësimi i parë) me të cilën shoqëri pensionale do të lidhë marrëveshje për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional.
Momentalisht ekzistojnë tre shoqëri pensionale që menaxhojnë me nga një fond të detyrueshëm pensional:
Nënë Tereza Nr. 1 Shkup,
tel. 02-15-500, www.sava-penzisko.mk
Mitropoliti Teodosij Gologanov nr. 6 Shkup
tel. 02-3243-777, www.kbprvo.mk dhe
bul. 8 shtator nr. 16 Shkup,
tel. 02-5102-190, www.triglavpenzisko.mk
Për më shumë informacione për punën e tyre dhe zgjedhje më të lehtë ndërmjet shoqërive pensionale mund:
- T’i vizitoni ueb faqet e tyre;
- T’i shqyrtoni raportet e tyre financiare të punës, strategjitë e tyre investuese dhe të ardhurat e realizuar, si dhe kompensimet që i arkëtojnë;
- Të mësoni çfarë shërbime u ofrojnë anëtarëve të tyre dhe çfarë autoriteti kanë shoqëritë;
- Ta vizitoni ueb faqen e MAPAS-it: www.mapas.mk
Bisedoni me agjentë të shoqërive pensionale para se të vendosni në cilin fond të detyrueshëm pensional do të anëtarësoheni dhe ndërkaq kërkoni ta legjitimoni agjentin me të cilin bisedoni.
Për kontakt me agjentin nevojitet t’u drejtoheni shoqërive pensionale ose bashkëpunëtorëve të tyre afaristë.
Lidhni marrëveshje për anëtarësi me fondin e zgjedhur të detyrueshëm pensional dhe plotësoni me kujdes të dhënat në marrëveshjen. Të dhënat e kontaktit nga marrëveshja do të përdoren për dorëzim të raporteve të rregullta për kursimin Tuaj në adresën Tuaj të kontaktit.
Shoqëritë pensionale kanë për obligim të kujdesen për anëtarët e tyre përmes investimit të vazhdueshëm të mjeteve të tyre dhe njoftimit të rregullt të anëtarëve për gjendjen e llogarive dhe portofolit të tyre të fondit pensional.
Shoqëritë pensionale kanë detyrë fiduciare për të punuar vetëm në dobi të interesave të anëtarëve, të cilën duhet ta realizojë duke zbatuar standarde të larta të etikës dhe integritetit dhe pa konflikt të interesave.
Kur nënshkruani për herë të parë marrëveshje për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional dhe deri atëherë nuk keni qenë anëtar të asnjë fondi keni të drejtë që në afat prej tetë ditë pune nga data e nënshkrimit ta zgjidhni marrëveshjen me parashtresë me shkrim të cilën jua dorëzon agjenti ose shoqëria pensionale.
Parashtresën e nënshkruar për zgjidhje të marrëveshjes për anëtarësim mund ta dorëzoni personalisht në shoqërinë pensionale, përmes personit tjetër ose përmes postës me dërgesë të rekomanduar.
Nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet e shoqërisë e cila menaxhon me fondin e detyrueshëm pensional në të cilin jeni anëtarësuar mund të kaloni në fond tjetër të detyrueshëm pensional të cilin e menaxhon shoqëri tjetër pensionale.
Që të kaloni nga fondi i detyrueshëm pensional ku jeni anëtar (fond i detyrueshëm pensional ekzistues) në fond tjetër të detyrueshëm pensional të menaxhuar nga shoqëri tjetër (fond i ardhshëm i detyrueshëm pensional), duhet të nënshkruani marrëveshje për kalim me shoqërinë e cila menaxhon me fondin e detyrueshëm pensional dhe të jepni deklaratë për pëlqim për kalim. Gjithashtu nëse jeni anëtar më pak se dy vite nevojitet që të paguani edhe kompensim prej 15 eurosh, e nëse jeni anëtar më shumë se dy vite kalimi është falas.
Kur anëtarësi i fondit të detyrueshëm pensional do të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, do të shfrytëzohet shuma e plotë e mjeteve të akumuluara në llogarinë e tij, me të drejtë të rizgjedhjes së anëtarit, për:
a) blerje të anuitetit i cili paguhet deri në fund të jetës nga shoqëria e sigurimit të autorizuar për këtë qëllim ose
b) tërheqjet e programuara të siguruara nga shoqëria që menaxhon me fondin e detyrueshëm pensional me të cilin anëtari do të lidhë marrëveshje për tërheqje të programuara ose
c) në kombinim të opsioneve të cekura në pikat a) dhe b).
Pagesa e anuitetit do të realizohet pasi të lëshohet leja e parë për kryerje të punës së sigurimit në klasën e anuiteteve dhe pagesë të anuiteteve për shfrytëzuesit e pensionit.
Nëse anëtari i fondit të detyrueshëm pensional realizon të drejtën e pensionit invalidor, shuma totale e mjeteve në llogarinë e anëtarit transferohet në fondin e SPIMV-së dhe shuma e plotë e pensionit invalidor paguhet nga Fondi i SPIMV-së. Me përjashtim, nëse mjetet e akumuluara në llogarinë e anëtarit janë më shumë se shuma e nevojshme për pagesë të pensionit invalidor, në pajtim me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, atëherë anëtari mund të zgjedhë që në vend të atij pensioni të shfrytëzojë pensionin nga shtylla e dytë.
Në rast të vdekjes së anëtarit të fondit të detyrueshëm pensional, anëtarë të familjes të të cilës kanë të drejtë të pensionit familjar, shuma totale e mjeteve në llogarinë e atij anëtari transferohet në fondin e SPIMV-së dhe shuma e plotë e pensionit familjar paguhet nga Fondi i SPIMV-së. Me përjashtim, nëse mjetet e akumuluara në llogarinë e anëtarit janë më shumë se shuma e nevojshme për pagesë të pensionit familjar, në pajtim me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, atëherë shfrytëzuesi i pensionit familjar mund të zgjedhë, në vend të atij pensioni, të shfrytëzojë pension nga shtylla e dytë.
Janë paraparë edhe raste në të cilat bëhet pagesa e mjeteve nga llogaria individuale e anëtarit, e njëkohësisht të mos ketë realizim të së drejtës së pensionit dhe atë:
- Kur anëtari i ndjerë i fondit të detyrueshëm pensional nuk ka anëtarë të familjes që kanë të drejtë të pensionit familjar, atëherë mjetet në llogarinë e atij anëtari bëhen pjesë e masës së trashëgimisë së trashëgimlënësit dhe me to veprohet në pajtim me Ligjin për trashëgimi;
- Kur anëtari i fondit të detyrueshëm pensional nuk do të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, për shkak se nuk ka mbushur stazhin pensional së paku 15 vjet, mund të realizojë pension vetëm nga mjetet nga shtylla e dytë, nëse pensoni është më i madh ose i barabartë me 40% të shumës më të ulët të pensionit, e nëse shuma e përllogaritur e pensionit është më e vogël se 40% e shumës më të ulët të pensionit, fondi i detyrueshëm pensional anëtarit do t’ia paguajë përnjëherë mjetet e akumuluara në llogarinë e tij. Realizim të pensionit vetëm nga mjetet nga shtylla e dytë dhe pagesë të mjeteve të akumuluara totale në këto raste mund të bëjë pas mbushjes së moshës 65 vjeçare.