Është i garantuar stabiliteti i normës së këmbimit të denarit. Gjithashtu edhe sistemi financiar është stabil dhe është i gatshëm për t’iu pëgjigjur sfidave që mund të shfaqen nga konflikti ruso-ukrainas, ashtu siç u përballua me reziqet gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Të gjitha shërbimet financiare ofrohen pa pengesa dhe do të vazhdojnë të ofrohen edhe më tej, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe sektorit të korporatave. Rregullatorët kompetent koordinohen për mbikqyrjen e situatës dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt, ti përshtatin politikat në përputhje me situatën dhe ta mirëmbajnë stabilitetin financiar, i cili është prioritet.
Këto janë disa nga konstatimet të mbledhjes së sotme të Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën u shqyrtuan lëvizjet më të reja të sektorit financiar në kontekst me ndodhitë aktuale gjeopolitike, lidhur me konfliktin ushtarak në Ukrainë. Mbledhja u udhëhoq nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ndërsa morrën pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjensionit për Mbikqyrjen e Finansimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjensionit të Mbikqyrjes së Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnovski.
Në mbledhje u theksua se që nga fillimi i konfliktit ruso-ukrainas, situata është duke u monitoruar me vëmendje dhe vlerësohet vazhdimisht. Për arsye se bëhet fjalë për një goditje jo-ekonomike, e ardhmja e së cilës vështirë të parashikohet, shumë herët është të miren përfundime për ndikimet afatgjate të ekonomisë së vendit. Megjithatë, është e sigurt se deri tash nuk ka patur ndikime më të theksuara mbi sektorin financiar të vendit edhe nuk priten, si rrjedhojë e lidhjeve të dobëta financiare me Rusinë dhe Ukrainën. Një faktor shtesë është mungesa e kapitalit nga këto dy shtete në sektorin bankar vendas. Në këto rrethana, kjo është një avantazh i rëndësishëm, veçanarisht nëse mirren parasysh sfidat me të cilat u ballafaquan shtetet fqinje në të cilat kishte banka ruse.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se rezervat valutore janë në nivel të lartë, që garanton stabilitetin e denarit, ndërsa sistemi bankar vendor është i sigurtë, likuid dhe i kapitalizuar në mënyrë të përshtatshme, i gatshëm të përballet me goditjet e mundshme.
“Gjatë krizës së koronës, sistemi bankar dëshmoi se mund të zbusë rreziqet, madje edhe kur ato janë të reja dhe të panjohura, si nga vëllimi, ashtu edhe nga karakteristika. Sektori bankar dëshmoi se është i aftë ta mbështet ekonominë edhe në kushte të ndërlikuara dhe t’iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe sektorit korporativ. Sipas të gjithë treguesëve, kapacitetet e tilla mbahen dhe përforcohen edhe më shumë gjatë kësaj periudhe“. – tha guvernatorja Angellovska-Bezhoska.
Ajo shtoi se konfirmim i politikave të duhura është edhe vendimi i BE-së, me të cilën vlerësohet se rregullativa dhe mbikqyrja bankare të cilat i zbaton Banka Popullore, janë në pajtueshmëri me standardet e BE-së, të cilat i plotësojnë edhe 26 shtete në botë.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se krizat e kaluara ekonomike botërore – kriza globale financiare dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, na mësuan se një sistem financiar i shëndoshë mund ti absorbon goditjet e jashtme. Për atë arsye është i rëndësishëm koordinimi mes rregullatorëve financiar, me qëllim monitorimin nga afër dhe marrjen e masave dhe politikave të duhura.
“Politika fiskale do të vendoset në atë mënyrë që masat dhe politikat e duhura të amortizojnë goditjet e jashtme që do vijnë për ekonominë vendase dhe standardin e qytetarëve. Ato do vijnë nëpërmjet ekonomisë eurpiane dhe do të ndikojnë kryesisht në konzumin, nëpërmjet presioneve të çmimeve nga prodhimet primare të importuara. Nëpërmjet politikës fiskale, do të mbrojmë qytetarët dhe ekonominë për të amortizuar këto presione. Tashmë janë hartuar një sërë masash kundër krizës, të cilat qeveria do ti paraqesë së shpejti.” – tha Besimi.
Duke iu referuar gjendjes së tregut maqedonas të kapitalit pas përshkallëzimit të konfliktit ruso-ukrainas dhe sfidave që janë vënë, kryetarja e KLV-së, Nora Aliti, theksoi se fillimisht kishin një pasqyrë negative në tregëtinë në bursë, i bashkangjitur me një rënie të vetme prej 8,39% në IBM 10 në ditën e bursës kur filluan veprimet luftarake, deri në tregëtimin e normalizuar dhe të zakonshëm, pa ndonjë parashenjë dramatike. Vlera neto e fondeve të hapura për investime, deri në shkurt, shënon rënie prej 2,4% krahasuar me janarin. Flukset janë stabile, ndërsa daljet kanë rritje të vogël (7,34%). Treguesit e tillë fondesh bien në dinamikën standarde dhe nuk ka devijime të rëndësishme nga gjendja e tyre. Duka patur parasysh se vlera e investimeve në letra me vlerë nga kompanitë ruse shënon rreth 1,5 miliona euro ose 0,76% prej neto vlerës totale të të gjitha fondeve të investimeve të hapura, është i pritshëm një ndikim i tillë i pafavorshëm, tha kryetarja e KLV-së.
Kryetari i Këshillit të ekspertëve, të MAPAS-it, Maksud Ali, theksoi se gjatë krizës shëndetësore-energjetike dhe ndodhive aktuale gjeopolitike, sigurimi i pensioneve i financuar nga kapitali vepron në mënyrë të qëndrueshme dhe transparente me rreziqe të identifikuara të cilat analizohen dhe kontrollohen rregullisht dhe në kuadër të rregullorës, me vëmendje të posaçme në investimin e fondeve të pensionit. Si rezultat i situatës së sapokrijuar, MAPAS e ndjek me vëmendje edhe reagimin e shoqatave të pensioneve ndaj strategjive të investimeve të tyre dhe taktikat për realizimin e kontributit më të lartë, vetëm për përfitimin e anëtarëve të fondit të pensioneve.
Kryetari i ASM, Shajnovski, theksoi se në vitin 2021 tregu i sigurimeve ka arritur rritje të konsiderueshme prej 15%.
“Më e rëndësishmja është se kompanitë e sigurimeve kanë në dispozicion kapital që është për katër herë më i madh se sasia e nevojshme e kufirit të aftësisë paguese, që e vërteton aftësinë paguese të lartë të enteve të tregut, si dhe kualiteti i lartë i instrumenteve për llogaritjen e kapitalit të kompanive të sigurimeve, janë bazë e mirë dhe garanci për ruajtjen e aftësisë paguese. Rritja e primit bruto të shkruar shkaktoi rritje edhe tek shpenzimet, rritje në pagesat e dëmeve dhe kostove të operimit. Kjo kontribon në përkeqësimin e arritjeve financiare. Zhvillimet në Ukrainë nuk ndikojnë negativisht në tregun e sigurimeve, sepse në lidhje me menaxhimin e reziqeve, as nga ana e detyrimeve as edhe nga ana e fondeve nuk jemi të ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj reziqeve nga Ukraina”, tha Shajnovski.
Në mbledhje u theksua se të gjithe rregullatorët financiar do të vazhdojnë me mbikqyrje të koordinuar të situatave dhe shkëmbim të gjitha informacioneve të duhura dhe se janë të gatshëm të reagojnë duke iu përshtatur ngjarjeve, secili brenda kompetencave të veta. U arrit në përfundim se të gjithë rregullatorët kanë instrumente të mjaftueshme që mund ti përdorin po të jetë e nevojshme, me çka garantohet se do të vazhdojë edhe më tutje stabiliteti financiar.