Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për takim pune dhe nënshkrim i memorandumit së bashkëpunimit

MAPAS realizoi takim pune në Shkup me institucionet për rregullativë dhe mbikëqyrje të sigurimit pensional nga Turqia dhe nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Trupin për Rregullativë dhe Mbikëqyrje të Sigurimit dhe Sigurimit pensional nga Turqia

Në kuadër të aktiviteteve të parapara drejt qëllimit strategjik – Përmirësimi i kapacitetit në drejtim të përforcimit të rolit të saj mbikëqyrëse dhe rregullatore në sigurimin pensional me financim kapital, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, më 16 dhe 17 mars 2023 ishte nikoqir i përfaqësuesve të Qendrës për Monitorim Pensional dhe Trupit për Rregullativë dhe Mbikëqyrje të Sigurimit dhe Sigurimit Pensional nga Republika e Turqisë.

 

Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të vendosur me Qendrën për Monitorim Pensional nga viti 2009 dhe fillimi i bashkëpunimit me Trupin për Rregullativë dhe Mbikëqyrje të Sigurimit dhe Sigurimit Pensional me nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim. Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua nga Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali dhe Zëvendës Kryetari i Këshillit Drejtues i Trupit për Rregullativë dhe Mbikëqyrje të Sigurimit dhe Sigurimit Pensional Davut Mentesh.

 

Në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim, palët kontraktuese do të këmbejnë përvoja të fituara në fushën e sigurimit pensional me financim kapital, në fushën e punës së fondeve pensionale, mekanizmave të mbikëqyrjes së fondeve pensionale dhe rregullativës së miratuar. Bashkëpunimi teknik do të përbëhet nga këmbimi i dokumenteve, ndihma bilaterale me qëllim këmbimin e përvojave me interes të përbashkët, si dhe bashkëpunimi në fushën e edukimit, hulumtimit, trajnimit dhe zhvillimit me interes të përbashkët.

Nënshkrimit të memorandumit i parapriu një takim pune dyditore në të cilin përfaqësuesit e të gjitha institucioneve këmbyen përvoja, praktika dhe diskutuan në tema aktuale në sektorin pensional privat – digjitalizimi në sektorin pensional privat dhe siguria kibernetike, digjitalizimi në procesin e mbikëqyrjes dhe njoftimi statistikor, edukimi financiar dhe stimulimi për rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në sigurimin pensional vullnetar.

Në vitet e ardhshme MAPAS do të vazhdojë ta avancojë praktikën e vendosur e bashkëpunimit për ruajtjen e komunikimit të suksesshëm me trupat tjerë mbikëqyrës dhe organet dhe institucionet relevante me qëllim kjo të kontribuojë në ruajtjen të sigurimit të qëndrueshëm dhe transparent pensional me financim kapital dhe avancimin e mbikëqyrjes së sigurimit pensional me financim kapital.

 

Skip to content