Në mbledhjen e mbajtur më 19 prill 2023, Komiteti për Mbështetje të Zhvillimit të Novacioneve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Komiteti për Sektorin-Fintek) e miratoi Strategjinë për rregullatorët për sektorin-fintek, që ka për qëllim të sigurojë kushte për mbështetje të novacioneve në sferën e financave, ndërkaq duke pasur parasysh mbrojtjen e konsumatorëve dhe investuesve dhe stabilitetin e sistemit financiar.
Strategjia për rregullatorët për sektorin-fintek ka të bëjë me aspektet rregullatore lidhur me transformimin e sistemit financiar të udhëhequr nga sektori-fintek. Në të janë përfshirë rekomandime për rregullatorët me ç’rast për zbatimin e tyre të suksesshëm, është e domosdoshme qasja e koordinuar e rregullatorëve dhe mekanizëm adekuat për mbikëqyrje të zbatimit të rekomandimeve nga Strategjia për rregullatorët për sektorin-fintek.
Dokumenti i miratuar strategjik e trason rrugën për shfrytëzimin e përfitimeve nga zhvillimi i novacioneve të financave, të cilat janë të shumëhershme. Sipas Raportit të Grupit të Ekspertëve të BE-së për pengesat rregullative lidhor me novacionet financiare (ROFIEG), zhvillimin e novacioneve në sferën e financave mund të sjellë çmime më të ulëta të shërbimeve financiare, gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve, zgjedhje më të madhe të konsumatorëve dhe kompanive, mundësi më të mira për financim, rregullativë më efikase dhe harmonizim me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Strategjia-fintek për rregullatorët për sektorin-fintek do të kontribuojë për fleksibilitet dhe transparencë për ndryshim të kornizës rregullative për shkak të nxitjes së konkurrencës në interes të konsumatorëve dhe për rritje të mëtutjeshme të rezistencës dhe stabilitetit të sistemit financiar. Shfrytëzimi i fintek-zgjidhjeve novatore do të shpjerë në efikasitet më të lartë operativ, menaxhim më të mirë me rrezikun dhe harmonizim më të mirë rregullativ të institucioneve financiare.
Strategjia e miratuar për rregullatorët për sektorin-fintek është pjesa e parë e Strategjisë Kombëtare për sektorin-fintek që është shqyrtuar në mbledhjen e Komitetit për sektorin-fintek. Bëhet fjalë për epilog të aktiviteteve të ndërmarrë nga Banka Popullore në vitet e kaluara të realizuara përmes projektit të EFSE të filluar në vitin 2018, të orientuar në vendosjen e bazave për transformim të sistemit financiar në RMV të udhëhequr nga sektori-fintek. Në vitin 2019 në Bankën Popullore u formua grup pune për teknologji financiare me ekspertë nga njësitë e ndryshme organizative, e cila e krijoi Portën e novacioneve, si platformë për komunikim me komunitetin novator të biznesit. Në tetor 2020, u realizua anketë për hulumtim gjithëpërfshirës të ekosistemit në të cilën morën pjesë 220 të anketuar nga segmente të ndryshme të ekosistemit, me ç’rast madje 90% prej tyre e vërtetuan nevojën për transformim të sistemit financiar në RMV, të udhëhequr nga sektori-fintek. Gjithashtu, Banka Popullore dhe Ministria e Financave u përfshinë në mënyrë aktive në procesin e harmonizimit të rregullativës për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore, me të cilën gjithashtu promovohen novacionet teknologjike në sferën e financave. Në iniciativën e Bankës Popullore, e për shkak të krijimit të kushteve për mbështetje të zhvillimit të sektorit-fintek, rregullatorët financiare – Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni për Letra me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit, vitin e kaluar lidhën Memorandum bashkëpunimi me të cilin u vendos sistem përmes të cilit rregullatorët veprojnë në mënyrë të koordinuar, secili në kompetencë të tij, në lidhje me zbatimin e Strategjisë për rregullatorët për sektorin-fintek.