Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS publikoi Raportin Statistikor Tremujor për tremujorin e tretë të vitit 2024.
Sipas raportit të tremujorit të tretë në vitin 2024:
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve në fondet e pensioneve të detyrueshme është 607.542.
- Numri i përgjithshëm i anëtarëve në fondet e pensioneve vullnetare është 33.048.
- Mjetet neto të fondeve pensionale të detyrueshme arrijnë në 155,11 miliardë denarë.
- Mjetet neto të fondeve pensionale vullnetare arrijnë në 4,06 miliardë denarë.
- Shuma totale e kontributeve të paguara në fondet pensionale të detyrueshme në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3,89 miliardë denarë.
- Shuma totale e kontributeve të paguara në fondet pensionale vullnetare në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 100,43 milionë denarë.
Raporti statistikor tremujor nr.75, 30.09.2024 gjendet në linkun e mëposhtëm: Raporti Statistikor Tremujor.