Në përputhje me dispozitat strategjike për përforcimin e integritetit në institucionet publike, Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) e konfirmon vendosmërinë e vet për mbajtjen e standardeve të larta etike, transparencës dhe përgjegjësisë në punën e vet.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit zbatoi monitorimin e procesit të ndjekjes së zbatimit të sistemit të integritetit në sektorin publik, duke publikuar Pyetësorin për zbatimin e sistemit të integritetit dhe, në bazë të të dhënave të marra, përpiloi një rang listë të institucioneve sipas përqindjes së përmbushjes së detyrimeve.
Në raportin e monitorimit të zbatimit të sistemit të integritetit, të publikuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, MAPAS u rendit në vendin e tretë sipas përqindjes së përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin plotësisht nga sistemi i integritetit.
MAPAS punon në mënyrë aktive për përmirësimin e sistemit të integritetit nëpërmjet krijimit, zbatimit dhe monitorimit të Politikës së integritetit dhe miratimit të dispozitave dhe udhëzimeve që rrjedhin nga kjo politikë, me qëllim të përforcimit të integritetit të të punësuarve dhe të institucionit.
MAPAS mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të saj të integritetit, me qëllim përforcimin e besimit të qytetarëve dhe të siguruarve në sistemin pensional dhe për të garantuar stabilitet dhe siguri në sigurimin pensional.
Link nga ueb faqja e KSHPK.
Linku i RAPORTIT.