Shkup, – 08.04.2025, u mbajt ngjarje edukative në kuadër të Javës globale të parasë 2025
Në kuadër të Javës globale të parasë 2025, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, si një nga organizatorët së bashku me shoqëritë pensionale KB Prvo Penzisko Drustvo AD Skopje, SAVA Penzisko Drustvo AD Skopje dhe TRIGLAV Penzisko Drustvo SHA Shkup, mbajtën manifestim edukativ për mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës Gazi Babë me qëllim rritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit financiar për sigurimin pensional.
Përfaqësuesit e MAPAS-it dhe shoqërive pensionale, në prezantimet e tyre dhanë një pasqyrë të rëndësisë së sistemit pensional si dhe edukimit financiar si element kyç për marrjen e informatave për përgjegjshmërinë e vendimeve financiare. Theks i veçantë iu kushtua rolit të sigurimit pensional me financim kapital në sistemin pensional, si dhe transparencës së këtij sistemi.
Nëpërmjet ngjarjeve të tilla edukative gjatë Javës globale të parasë, qytetarët inkurajohen të marrin rol aktiv në planifikimin e tyre financiar. Vendimet të marra sot mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës në pension, gjë që thekson rëndësinë dhe nevojën për edukimin e duhur financiar.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit dhe rrjetet tona sociale:
https://www.facebook.com/mapas.mk