Shkup, – 14.04.2025, u mbajt praktika njëditore edukative për studentë të Universitetit Kolegji Amerikan – Shkup
Në suazat e bashkëpunimit të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) dhe Universitetit Kolegji Amerikan – Shkup, më 14.04.2025, nga pra 10.00-14.00 u mbajt praktikë njëditore edukative për studentë të Fakultetit të Ekonomisë Afariste dhe Biznesit.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, studentët patën mundësi të njihen nga afër me organizimin dhe funksionimin e MAPAS-it, si dhe për kompetencat e saj në fushën e sigurimit pensional me financim kapital. Theks i veçantë u vendos mbi proceset e supervizionit, rolin e Agjencisë në mbrojtjen e të siguruarve dhe të marrësve të pensionit, si dhe mbi aktivitetet aktuale dhe sfidat e të cilat ballafaqohet MAPAS-i.
Me aktivitetet të tilla mundësohet përparimi i njohurive praktike të studentëve dhe nxitet interesi i tyre për karierën në fushën e sistemit pensional dhe financave.