Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

U mbajt me sukses diskutimi në panel me rastin e Javës Globale të Parasë: “Si e formon njohje e financave të ardhmen tënde?”

Shkup, më 14 prill 2025 2025 – Në suazat e Javës Globale të Parasë, në hapësirat e Netaville u mbajt diskutim në panel me temë “Si e formon njohje e financave të ardhmen tënde?”, ku morën pjesë personalitete të shquara nga sektori financiar dhe akademik.

Evenimenti u organizua me qëllim që të nxitet shkrim-leximi financiar te të rinjtë dhe të theksohet rëndësia e menaxhimit të duhur dhe në kohë të financave personale.  Panelistët diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë lidhur me edukimin financiar, sidomos në kontekst të rrjedhave bashkëkohore moderne dhe digjitalizimit të shërbimeve financiare.

Në panel morën pjesë:

  • Dr. Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të RMV-së, e cila foli mbi rolin e bankës qendrore në përparimin e stabilitetit financiar dhe rëndësinë e edukimit financiar.
  • Darko Sazdov, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, i cili foli për edukimin për shkrim-leximin pensional dhe planifikimin afatgjatë të sigurisë financiare.
  • Eli Drakulovska, kryetare e Këshillit të Ekspertëve të ASO-s, e cila theksoi se si edukimi financiar ndikon në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e sigurimit.
  • Prof. dr. Kiril Jovanovski nga Fakulteti Ekonomik – Shkup, i cili dha një vlerësim akademik mbi rëndësinë e përfshirjes së edukimit financiar në arsimin formal.
  • Mr. Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave, e cila trajtoi politikat e qeverisë për rritjen e edukimit financiar dhe për disponueshmërinë e shërbimeve financiare.

 

Aktiviteti u mbajt nga ora 18:00 deri në 19:30 dhe ngjalli interes të madh te studentët, profesionistët e rinj dhe të gjithë ata që janë të interesuar të përmirësojnë financat personale dhe të kuptojnë proceset ekonomike.

Me këtë panel, organizatorët e theksuan edhe një herë nevojën për investime të vazhdueshme në edukimin financiar, si mjet kyç për ndërtimin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm.

Skip to content