Në ambientet e Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS u mbajt një takim pune kushtuar planifikimit dhe përgatitjes së Fushatës Informative për vitin 2025.
Në takim morën pjesë Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Remzi Bajrami, përfaqësues nga MAPAS-i, si dhe partnerë dhe bashkëpunëtorë të përfshirë në zbatimin e fushatës. U diskutuan objektivat kryesore, grupet e synuara, mesazhet dhe kanalet e komunikimit përmes të cilave do të zbatohet fushata, me fokus të veçantë në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe edukimin financiar të anëtarëve të fondeve të pensionale të detyrueshme dhe vullnetare.
Fushata e vitit 2025 do të synojë rritjen e transparencës, inkurajimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në monitorimin e të drejtave të tyre pensionale, si dhe forcimin e besimit në sistemin e financimit kapital të sigurimit pensional.
MAPAS-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për të siguruar mbikëqyrje efikase dhe transparente të sistemit pensional me komunikim të rregullt dhe në kohë me publikun si një nga prioritetet kryesore.