Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për edicionin e shtatë të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësues nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) morën pjesë në edicionin e shtatë të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Shkup.

Në ngjarje morën pjesë Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Remzi Bajrami, si dhe Këshilltaret kryesore të Kryetarit të Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma dhe Maria Popovska.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor përfaqëson një platformë të rëndësishme rajonale për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në fushën e transformimit digjital, inovacionit dhe zhvillimit të shërbimeve digjitale. Ngjarja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorit të biznesit dhe atij akademik për të përshpejtuar integrimin digjital në rajon.

Pjesëmarrja e MAPAS-it në një samit të tillë është dëshmi e angazhimit të Agjencisë për të ndjekur trendet bashkëkohore dhe për të promovuar zgjidhje digjitale në sistemin e sigurimeve pensionale me kapital.

 

 

Skip to content