Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS në Parkun e Qytetit me rastin e Ditës së vetëdijesimit pensional: Informim, argëtim dhe shpërblime për të pranishmit

Shkup, 12 shtator 2025

Në kuadër të shënimit të Ditës së vetëdijesimit pensional – 15 shtator, Agjencia për mbikëqyrjen të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, më 14 shtator (e diel) nga ora 11:00 deri në 13:30, në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit (përballë parkut për qen), do të organizojë një ngjarje ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të informohen për të drejtat e tyre në sistemin pensional, si dhe të argëtohen dhe të fitojnë shpërblime.

“Është me rëndësi të veçantë që të gjithë qytetarët të kenë informata të sakta për funksionimin e sistemit pensional, si dhe për të drejtat dhe mundësitë e tyre brenda tij. Pikërisht për këtë arsye i ftojmë të gjithë të na bashkohen në këtë ngjarje, t’ua sqarojmë të gjitha paqartësitë dhe së bashku, në një atmosferë të këndshme dhe joformale, të shoqërohemi,” apeluan nga MAPAS.

Vizitorët do të kenë mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e MAPAS-it dhe të shoqërive pensionale, duke parashtruar pyetje për të cilat do të marrin përgjigje profesionale.

Programi do të pasurohet me muzikë, aktivitete argëtuese, lojë kreative për më të vegjlit, si dhe një kuiz të diturisë ku do të ndahen mbi 180 shpërblime.

Me këtë aktivitet, MAPAS thekson rëndësinë që qytetarët të jenë pjesëmarrës aktivë në sistemin pensional, të ndjekin gjendjen e tyre pensionale dhe në kohë të planifikojnë një të ardhme të sigurt.

“Për ne është me rëndësi të veçantë që qytetarët në kohë të planifikojnë pensionimin e tyre dhe të jenë të informuar për sistemin pensional, sepse çdo qytetar meriton një të ardhme të sigurt dhe stabile,” përfunduan nga MAPAS.

Agjencia për mbikëqyrjen të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS

Skip to content