Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, MAPAS përcjell urime të sinqerta për Byronë për Zhvillimin e Arsimit – institucion që prej shtatë dekadash paraqet një shtyllë kyçe në përmirësimin e sistemit arsimor dhe krijimin e politikave bashkëkohore në arsim. Kontributi i Byrosë ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe modern në vendin tonë.

MAPAS dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit deri tani, por edhe në të ardhmen, do të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e kulturës financiare tek të rinjtë. Bashkëpunimi ynë bazohet në një vizion të përbashkët – rritjen e vetëdijes së të rinjve për rëndësinë e edukimit financiar dhe njohjen më të mirë të funksionimit të tregut financiar.
Theksi i veçantë i bashkëpunimit tonë vendoset te edukimi financiar që në fazat e hershme të zhvillimit, duke theksuar rëndësinë e kursimit dhe kuptimin e përfitimeve nga kursimet afatgjata si parakusht për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.
Njëkohësisht, MAPAS shpreh mirënjohje të sinqertë për Byronë për Zhvillimin e Arsimit për përkushtimin afatgjatë, profesionalizmin dhe partneritetin e dëshmuar ndër vite. Byroja është një partner i vërtetë dhe i besueshëm në rrugën drejt forcimit të edukimit financiar tek të rinjtë në vendin tonë, dhe ky mision i përbashkët do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e tyre për sjellje më të përgjegjshme financiare dhe një të ardhme më të mirë.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk