Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS e informon opinionin publik se shuma e kompensimit mujor që paguhet Agjencia është 0,6% e kontributeve totale të paguara në muajin e kaluar në secilin fond pensional.
Ulja e këtij kompensimi paraqet masë të rëndësishme në dobi të anëtarëve të sigurimit pensional të detyrueshëm me financim kapital. Zvogëlimi i shpenzimeve kontribuon në menaxhim më efikas të mjeteve dhe ndikon pozitivisht në gjendjen neto të llogarive individuale të anëtarëve. Kjo forcon qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe transparencën e sistemit pensional.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk