Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Emërimi i anëtareje të re të angazhuar profesionalisht në Këshillin e Ekspertëve të MAPAS

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 16 dhjetor 2025, miratoi Vendimin për emërimin e znj. Pranvera Suma si anëtare e angazhuar profesionalisht në Këshillin e Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS.

Me këtë vendim forcohet kapaciteti institucional i Këshillit të Ekspertëve i cili ka një rol të rëndësishëm në orientimin strategjik, mbështetjen profesionale dhe avancimin e kornizës rregullatore dhe mbikëqyrëse të sistemit të sigurimit pensional me financim kapital.

Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional i shpreh urimet znj. Pranvera Suma për emërimin dhe shpreh bindjen se angazhimi i saj profesional do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit, transparencës dhe funksionimit efikas të sistemit të sigurimit pensional me financim kapital.

Skip to content