Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS në konferencën për promovimin e Strategjisë Kombëtare të TIK-ut SMART/MK 2030

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Remzi Bajrami, së bashku me anëtaren e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Pranvera Ajazi, dhe Këshilltarin e Kryetarit të Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, morën pjesë në konferencën për promovimin e Strategjisë Kombëtare të TIK-ut SMART/MK 2030, e cila është e orientuar drejt avancimit të transformimit digjital dhe zhvillimit të shërbimeve publike digjitale moderne, të qasshme dhe efikase.

Me praninë e tij, MAPAS konfirmoi përkushtimin për të ndjekur në mënyrë aktive proceset e digjitalizimit dhe për të qenë në hap me zbatimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve institucionale dhe administrative, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve me interes publik.

Agjencia punon në mënyrë të vazhdueshme në modernizimin e proceseve të brendshme, avancimin e zgjidhjeve digjitale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, në drejtim të harmonizimit me strategjitë kombëtare dhe standardet evropiane për administratë publike digjitale.

Skip to content