Në ambientet e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS dhe Fakultetit Ekonomik – Shkup.
Ky Memorandum përfaqëson hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet institucionit rregullator dhe komunitetit akademik me qëllim avancimin e njohurive, hulumtimeve shkencore dhe edukimit praktik në fushën e sigurimit pensional, tregjeve financiare dhe stabilitetit afatgjatë financiar.
Në ceremoninë solemne të nënshkrimit morën pjesë kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Remzi Bajrami, dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Mijallçe Santa, anëtarja e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Pranvera Suma, këshilltarja kryesore e kryetarit të Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Marija Popovska, prof.d-r. Elena Naumovska dhe prof. d-r. Vladimir Filipovski.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi vendoset një kornizë bashkëpunimi në disa fusha, përfshirë: realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe profesionale, organizimin e konferencave, punëtorive dhe trajnimeve, shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojave, si dhe mbështetjen e studentëve përmes mësimit praktik, praktikës profesionale dhe përmirësimit të programeve mësimore në përputhje me sfidat bashkëkohore të sektorit financiar.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan se ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e lidhjes ndërmjet teorisë dhe praktikës, si dhe në krijimin e kuadrove cilësore me nivel të lartë profesional dhe njohuri të thelluara për sistemin pensional dhe sigurimin pensional me financim kapital.
MAPAS-i mbetet i përkushtuar në promovimin e transparencës, edukimit dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale, ndërsa Fakulteti Ekonomik riafirmon rolin e tij si institucion udhëheqës arsimor dhe shkencor në fushën e ekonomisë dhe shkencave financiare.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk