Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS dhe Shoqëria Pensionale VFP në takim të përbashkët për avancimin e sistemit pensional

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), Remzi Bajrami, së bashku me anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma dhe Darko Sazdov, si dhe Këshilltaren Kryesore të Kryetarit të MAPAS-it, Marija Popovska, zhvilluan një takim pune me anëtarët e Bordit Mbikëqyrës dhe Bordit Drejtues të Shoqërisë Pensionale VFP SH.A. Shkup.

Në takim u shqyrtuan çështje aktuale që lidhen me funksionimin e sistemit pensional, avancimin e qeverisjes korporative, si dhe aktivitetet e ardhshme të orientuara drejt rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së interesave të anëtarëve të fondeve pensionale.

Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni, me qëllim forcimin e mëtejshëm të stabilitetit dhe efikasitetit të sistemit pensional.

Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) do të vazhdojë të kontribojë në mënyrë aktive në zhvillimin e shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale, në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje pensionale të sigurt dhe të qëndrueshme për qytetarët.

Skip to content