Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Përfaqësuesit e MAPAS-it zhvilluan takim pune me Bordin Drejtues të VFP Shoqëri Pensionale SHA Shkup

Kryetari i për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, Remzi Bajrami dhe anëtarja e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, zhvilluan një takim pune me anëtarët e Bordit Drejtues të VFP Shoqëri Pensionale SHA Shkup.

Në takim u shqyrtuan çështje aktuale që lidhen me funksionimin e sistemit pensional me financim kapital, si dhe sfidat dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të sistemit pensional.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe përvoja në drejtim të avancimit të dialogut rregullator, forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe sigurimit të funksionimit efikas, stabil dhe të qëndrueshëm të fondeve pensionale.

MAPAS mbetet e përkushtuar edhe më tej ndaj dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me shoqëritë pensionale, me qëllim mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe zhvillimin e një sistemi pensional të sigurt, transparent dhe të qëndrueshëm.

Skip to content