Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS mori pjesë në brifingun për medie të Asociacionit të Shoqërive për Menaxhim me Fondet Pensionale (ADPF)

Përfaqësuesit e MAPAS, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Remzi Bajrami dhe anëtarja e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, morën pjesë në brifingun me gazetarë të organizuar nga ADPF.

​Në këtë takim pune u diskutua mbi stabilitetin, sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të sistemit pensional me financim kapital në vendin tonë.

​Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Remzi Bajrami dhe anëtarja e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma, gjatë diskutimeve në brifing vlerësuan lart rëndësinë e këtij dialogu me mediet dhe theksuan se MAPAS mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondeve pensionale, ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe rritjen e edukimit financiar në opinionin publik.

​MAPAS do të vazhdojë me mbështetjen e saj për të gjitha iniciativat që synojnë rritjen e sigurisë dhe përfitimeve për anëtarët e sistemit pensional.

Skip to content