Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Ligjëratë e mbajtur nga prof. dr. Stephen P. Boyd, nga Universiteti Stanford, SHBA

Përfaqësues të MAPAS morën pjesë në ligjëratën e ftuar të prof. dr. Stephen Boyd nga Universiteti Stanford, një nga studiuesit kryesorë në botë në fushën e optimizimit konveks, e mbajtur në Fakultetin Ekonomik – Shkup.

Në ligjëratën me temë „Optimizimi konveks në financat kuantitative“, prof. Boyd prezantoi konceptet bashkëkohore, algoritmet dhe mjetet softuerike për optimizim, si dhe zbatimin e tyre në financat kuantitative.

Mundësitë e zbatimit të këtyre qasjeve në administrimin e portofolave të fondeve pensionale, analizën dhe administrimin e rreziqeve, si dhe në zhvillimin e praktikave bashkëkohore mbikëqyrëse, kanë rëndësi të veçantë për MAPAS.

Skip to content