Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për publikun lidhur me profilin e rremë në Facebook që paraqitet në emër të MAPAS-it

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS njofton publikun se është vërejtur një profil i rremë në rrjetin social Facebook, i cili përdor pa autorizim emrin dhe logon e Agjencisë.

Lidhur me këtë, MAPAS informon se qytetarët duhet të tregojnë kujdes gjatë komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve përmes profileve të tilla, pasi përmbajtja dhe aktiviteti i tyre nuk kanë të bëjnë me punën zyrtare të Agjencisë.

Në veçanti, u bëjmë apel qytetarëve që të mos ndajnë të dhëna personale, të dhëna për llogaritë bankare, informacione financiare ose informacione të tjera konfidenciale përmes profileve autenticiteti i të cilave nuk është konfirmuar, si dhe të mos veprojnë sipas kërkesave ose udhëzimeve të marra përmes profileve të tilla.

Informacionet, komunikatat dhe njoftimet zyrtare të MAPAS-it publikohen përmes ueb-faqes zyrtare të Agjencisë www.mapas.mk, si dhe përmes profileve të saj zyrtare në rrjetet sociale:

MAPAS u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe, nëse hasin profile që përdorin pa autorizim emrin dhe logon e Agjencisë, të mos komunikojnë me to dhe ta njoftojnë Agjencinë.

Agjencia do të vazhdojë ta informojë publikun për të gjitha çështjet që lidhen me punën e saj dhe ndërmerr aktivitetet përkatëse për mbrojtjen e identitetit të saj institucional.

Skip to content