Më 27.2.2020 në Mauricius u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë “Sfidat financiare dhe menaxhuese në skemat pensionale private”. Konferenca u organizua nga Organizata ndërkombëtare e mbikëqyrësve pensionalë (IOPS) dhe Komisioni për shërbime financiare nga Mauriciusi. Temat kryesore të konferencës ishin:
- Përvoja ndërkombëtare në rritjen e shkallës së mbulimit të pensioneve private;
- Tendencat dhe sfidat e tregut në mbikëqyrjen e investimeve të fondeve pensionale;
- Menaxhimi me skemat pensionale të cilat nuk financohen mjaftueshëm me pensione të definuara dhe
- Si të përmirësohet menaxhimi i fondeve pensionale private.
Përveç kësaj konference ndërkombëtare, më 26.2.2020 u mbajt një punëtori IOPS për kalimin nga skema pensionale me pensione të definuara në skema pensionale me kontribute të definuara, si dhe më 28.2.2020 u mbajtën takime të Komitetit të IOPS.
Më shumë informacion mbi lidhjen e mëposhtme:
IOPS International Conference on Pension Supervision and Regulation 2020