Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin e anëtarsimit në fondin e detyrueshëm pensional.
Sipas ligjit anëtarët e fondeve pensionale të obliguara, që arrijnë të ulin moshën e pensionimit për të paktën një vit në pajtueshmëri me nenin 118 paragrafi (3) i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filuar prej 1 korrik të vitit 2020 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të vazhdojnë anëtarësimin e tyre në fondin pensional të obliguar, më së voni deri më 30 shtator të vitit 2020.
Përzgjedhja kryhet me deklaratë të shkruar për vazhdim të anëtarsimit, për deri sa anëtarët në këtë afat të caktuar nuk dorëzojn deklaratë , anëtarësia në fondin pensional të obliguar do t’iu ndërpritet më 1 tetor të vitit 2020. Pas përfundimit të anëtarësisë në fondin pensional të obliguar, Shoqëria Pensionale transferon shumën e përgjithshme të llogarisë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV). Anëtarët të cilët nuk do të arrijnë të drejtën e tyre të zgjedhjes mbeten të siguruar vetëm në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV) nga i cili do të marrin pension.