Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

LAJMËRIM Aksion vullnetar i MAPAS dhe shoqërive pensionale – “Ndihmo një pensionist sot sepse nesër ti do të kesh nevojë për ndihmë”

Shkup, 09.10.2020 – Nën moton “Ndihmo një pensionist sot sepse nesër ti të kesh nevojë për ndihmë”, MAPAS nis një aksion vullnetar që do të zgjasë nga 15 tetori deri më 15 nëntor. Qëllimi i këtij aksioni është të ndihmojë pensionistët në kohë të lëvizjes së kufizuar për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, në sigurimin e ushqimeve ditore, të cilat janë të nevojshme për një jetë normale. Aksioni do të realizohet në territorin e qytetit të Shkupit.

Punonjësit e MAPAS, punonjësit e shoqërive pensionale dhe vullnetarët që do të aplikojnë në këtë aksion, do të sigurojnë ushqimet e nevojshme për pensionistët dhe do t’i dorëzojnë ato në vendet e tyre të banimit.
Në mënyrë që të sigurohet një mbulim sa më i gjerë i një numri sa më të madh pensionistësh, në kuadër të këtij aksioni, është e shpallur një thirrje publike për vullnetarë të cilët mund të aplikojnë në formularin https://forms.gle/dNudCdpsdje5qipX9 ku mund t’i japin të dhënat e tyre.
Afati i fundit i aplikimit është 15 tetor 2020 dhe vullnetarët duhet t’i japin të dhënat personale, që më pas ata të kontaktohen dhe shpërndahen nëpër komuna. Deri më tani 70 vullnetarë kanë aplikuar.
“Një nga qëllimet tona kryesore është të rrisim ndërgjegjësimin tek të rinjtë dhe popullata që është në marrëdhënie aktive pune për rëndësinë e informacionit në kohë në lidhje me sistemin e pensioneve dhe mundësitë që ai ofron, veçanërisht të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të fondeve të pensioneve të detyrueshme dhe vullnetare, si dhe nevojën për përditësimin e rregullt të të dhënave personale dhe monitorimin e vazhdueshëm të kursimeve pensionale. “Për të theksuar rëndësinë e përfshirjes në kohë në sistemin e pensioneve, ne kemi filluar një aksion vullnetar përmes të cilit duam të tregojmë se një jetë e qëndrueshme dhe e rehatshme në moshën e tretë mund të arrihet vetëm me veprim në kohë”, tha Maksud Ali, president i Këshillit të ekspertëve pranë Agjensionit për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS.
Për më tepër, janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të informuar siç duhet pensionistët për këtë aksion, në mënyrë që ata të mund të aplikojnë dhe të përdorin shërbimet e vullnetarëve.
Aksioni vullnetar “Ndihmo një pensionist sot sepse nesër ti do të kesh nevojë për ndihmë” është pjesë e fushatës informuese “Koha për të dalë në pension kalon më shpejt sesa mund ta mendosh”, e cila filloi më 15 shtator – Dita e ndërgjegjësimit pensional, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjëve që vendimet e duhura për pensionin e tyre duhet të merren tani, respektivisht me punësimin e tyre të parë, dhe jo para pensionimit.

Повеќе инфoрмации на mapas.mk

Skip to content