Shkup, 15.09.2021 – Si pjesë e misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për ta inkurajuar zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital për ditë më të sigurta në pension, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me financim kapital- MAPAS shënon Ditën e Ndërgjegjësimit pensional – 15 Shtator me një sërë aktivitetesh që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sistemin e pensioneve. Në aktivitetet e saj edukative, MAPAS thekson se është veçanërisht e rëndësishme që të rinjtë të informohen në kohën e duhur për të drejtat, detyrimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, menjëherë pas fillimit të punësimit.
Këtë vit, me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, veçanërisht të rinjve, MAPAS sot në orën 18.00, në faqen e saj në Facebook organizon një kuiz njohurish, dhe garuesi më i suksesshëm, këtë javë do të shpërblehet me një tablet. Kuizi do të mbahet një herë në javë për tre javë dhe drejtpërdrejt, dhe është e nevojshme që pjesëmarrësit të përfshihen në kohë.
MAPAS gjithashtu organizoi një konkurs artistik për fëmijët e moshës 6-11 vjeç, ku pjesëmarrësit paraqitën vizatimet e tyre. Vizatimet më të mira do t’i dhurohen Shtëpive të Pleqve për ta zbukuruar jetën e tyre të përditshme, dhe fëmijët që do të bëjnë vizatimet më të mira do të marrin dhurata – pajisje shkollore.
“Çdo person ka të drejtë për ditë komode pensioni dhe për një jetë cilësore, dhe për këtë pensioni është i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë vazhdimisht në ngritjen e vetëdijes së të rinjve, për të qenë më të informuar dhe për të përdorur mundësitë e sistemit të pensioneve. Edukimi dhe informimi i publikut është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm. Qëllimi është të ndërgjegjësohet popullata për përfitimet dhe veçoritë e sistemit me tre shtylla si pjesë e rëndësishme e sigurimit shoqëror. Angazhimi ynë i vazhdueshëm për edukimin pensional të popullatës jep një rezultat pozitiv, dhe ne do të vazhdojmë me aktivitetet arsimore në të ardhmen,” tha Maksud Ali, President i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me financim kapital- MAPAS në ditën e ndërgjegjësimit pensional.
“Informohuni me kohë për kursimet tuaja pensionale” është mesazhi që MAPAS u dërgon vazhdimisht qytetarëve. MAPAS si mbikëqyrës dhe rregullator punon vazhdimisht në ndërtimin e besimit në fondet pensionale me financim kapital dhe kontribuon në stabilitetin afatgjatë të sistemit të pensioneve.
Sigurimi pensional me financim kapital ka gjithsej gjashtë fonde pensioni, tre të detyrueshme dhe tre vullnetarë. Brenda sistemit financiar, sigurimi pensional me financim kapital është segmenti i dytë më i madh, pas sektorit bankar në vendin dhe ka një rol të rëndësishëm për stabilitetin financiar të vendit.
Më shumë informacione mbi fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, rregulloren dhe ndryshimet e saj, si dhe për të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve ka në dispozicion në faqen e internetit www.penzija.mk