Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

NJOFTIM Komiteti për Stabilitet Financiar: Është ruajtur stabiliteti financiar

Sistemi financiar në vend është stabil edhe përkrah eskalimit të vazhduar të tensioneve gjeopolitike të krijuara me invazioninin luftarak të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe sfidat globale të lidhura me krizën energjetike dhe normat e larta të inflacionit. Megjithatë, në kushte të pasigurisë së rritur edhe me shumë theksohet nevoja për vlerësim të hollësishëm të rreziqeve, menaxhim i përshtatshëm me rreziqet dhe ndërtimi i mëtejshëm i kapitalit për shkak të sigurimit të kapacitetit më të madh të institucioneve financiare për absorbim të rreziqeve. Rregullatorët përgjegjës në mënyrë të koordinuar i ndjekin ngjarjet dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejtë, ti përshtatin politikat në pajtim me ngjarjet dhe të ruajnë stabilitetin financiar i cili është prioritet. Këto janë disa prej konstatimeve nga mbledhja e sotme e Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën u shqyrtuan zhvillimet më të reja në sektorin financiar.

Me mbledhjen kryesoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ndërsa morën pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski. Përndryshe kjo është mbledhja e parë e Komitetit për Stabilitet Financiar nga miratimi i Ligjit për Stabilitet Financiar në fund të korrikut të këtij viti. Me këtë ligj përcaktohet ligjërisht edhe Komiteti për Stabilitet Financiar, si trup ndërinstitucional përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të politikës makroprudente në vend dhe për koordinim të aktiviteteve gjatë identifikimit dhe ndjekjes së rreziqeve sistematike në segmente të caktuara nga sistemi financiar dhe sistemit financiar në tërësi gjatë marrjes së masave makroprudente dhe përgaditjen dhe menaxhimin me krizën financiare. Me Ligjin parashihet formimi i dy nënkomiteteve: Nënkomiteti për ndjekjen e rreziqeve sistematike dhe propozimin e masave makroprudenicale dhe Nënkomiteti për menaxhim me krizën financiare.

U theksua se tensionet gjeopolitike nga pushtimi ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën, e përkeqësojnë mjedisin global, ndikojnë në mënyrë të pafavorshme ndaj dukjeve ekonomike dhe krijojnë presione shtesë mbi çmimet e tregut global të produkteve primare dhe mbi inflacionin global. E gjitha kjo sjell deri në rimëkëmbje të ngadalësuar postpandemike dhe thellim të krizës energjetike, e cila reflektohet në shpenzimet e jetës, e cila do të ketë ndikim përkatës edhe ndaj aktiviteteteve dhe profilit të rrezikut në sektorin financiar. Prandaj duhet të udhëhiqen politika të kujdesshme dhe forcim i praktikave të mira për menaxhim me rreziqet.

Gjatë rishikimit të gjendjeve në sektorin bankar, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se edhe sipas të dhënave më të reja të 30.09.2022, kapitalizimi dhe likuiditeti i sistemit bankar edhe më tej është në nivel të përshtatshëm, duke siguruar kapacitet të bankave për mbështetje të vazhdueshme kreditore të kompanive dhe amvisërive, por edhe për absorbim të humbjeve të mundshme të papritura nga veprimtaria e tyre. Ajo u shpreh se kreditë me probleme kanë qëndruar në një nivel historik të ulët.

“Më 30.09.2022, norma e përshtatshmërisë së kapitalit u rrit për 0,4 p.p., në nivelin prej 17,7%, që paraqet vlerë maksimale të shënuar në dhjetë vitet e kaluara. Sistemi bankar tradicionalisht mban vëllim solid të mjeteve likuide, të cilat mundësojnë rezistencë të lartë ndaj tronditjeve, por edhe kapacitet për mbështetje të mëtejshme të kredive në sektorin real. Megjithatë, duke pasur parasysh rreziqet nga mjedisi, është i nevojshëm kujdes më i madh i politikave dhe forcimi i praktikave të mira për menaxhim me rreziqet nga ana e bankave. Në kushte të tilla të pasigurisë së lartë dhe rritjes graduale të rreziqeve sistematike, Banka Popullore morri masa me të cilat forcohet në mënyrë preventive forca kapitale e bankave të vendit nëpërmjet futjes së normës të shtresës kundërciklike mbrojtëse për ekspozimet e bankave ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekspozimeve ndaj vendeve tjera. Ngjarjet ndiqen me kujdes dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, do të merren masa tjera për ruajtje të rezistencës dhe stabilitetit të sektorit bankar”, tha Angellovska-Bezhoska.

“Ministria e financave, si institucion kompetent, për veprimtari të shoqërive financiare dhe të lizingut, vazhdueshëm e ndjek veprimtarinë në këtë segment. Pjesëmarrja e tyre në sistemin financiar është ende e vogël, mirëpo rritja e aseteve në sektorin e shoqërive financiare për 27,9% dhe shoqërive të lizingut për 15,4%, tregon se këto shoqëri kanë rritje të vazhdueshme në sektorin financiar në vend dhe me këtë është e nevojshme ndjekje edhe më e kujdesshme e gjendjeve në të njejtat”, tha ministri Besimi.

Ai shtoi se me qëllim të forcimit të kornizës rregulluese për veprimtari të shoqërive financiare të tregut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe rritjen e besueshmërisë tek popullsia dhe kompanive për seriozitetin dhe rëndësinë e këtyre institucioneve financiare janë përgaditur ndryshime dhe shtesa të Ligjit për Shoqëri Financiare, i cili është në procedurë qeveritare dhe pritet të miratohet në Kuvend në fillim të vitit 2023.

“Pavarësisht treguesve të reduktuar të tregut të letrave me vlerë, krahasuar me vitin e kaluar, ai është stabil, pa lëkundje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa Komisioni i Letrave me Vlerë edhe më tutje vazhdon të kujdeset që ky segment i sistemit financiar të funksionojë pa ndërprerë dhe pa çrregullime”, theksoi kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë (KLV), Nora Aliti.

“Me funksionimin e saj të përgjithshëm, KLV-ja si rregullues proaktiv kontribuon në respektimin e normave të pranuara të supervizionit dhe mbikëqyrjes për qëllim të ruajtjes së tregut të sigurt dhe transparent dhe forcimin e besimit tek investitorët. Njëkohësisht, inkurajuam emetimin e instrumenteve të reja në tregun e letrave me vlerë, me çka ju përgjigjëm këkresave të publikut investitues për diversifikim të rrezikut nga investimi”, theksoi Aliti.

Kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, Maksud Ali, theksoi se situatat momentale globale si pandemia, kriza energjetike, konflikti ushtarak, rritja e normës së inflacionit dhe lëvizjet e tregjeve financiare janë të njohura si nga MAPAS-i, si rregullues dhe mbikëqyrës, ashtu edhe nga shoqëritë pensionale si bartës të procesit të investimit, pra menaxhimin me mjetet e fondeve pensionale. Ciklet e investimit analizohen dhe vlerësohen përmes aktiviteteve të monitorimit të rendimentit dhe rrezikut, inkurajimit të ndryshimit të rregulloreve, vlerësimit të mundësive të investimit dhe në të njëjtën kohë rishikimit të rreziqeve të vendosura në mbikëqyrje bazuar në vlerësimin e rrezikut.

“Mbikëqyrja bazuar në vlerësimin e rreziqeve që e kryen MAPAS i ndjek parametrat cilësorë dhe sasiorë të instrumenteve në të cilat investohen mjetet e fondeve pensionale, diversifikimin e instrumenteve, ekspozimin sipas kategorive, si dhe mënyrën e menaxhimit me rreziqet nga ana e shoqërive pensionale. Duke pasur parasysh se kursimi pensional është kursim afatgjatë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve janë të rrinj, pritshtmëritë dhe vlerësimet janë se edhe kjo krizë, ashtu si të mëparshmet, është vetëm një cikël periodik nga periudha afatgjate e investimit të mjeteve në fondet pensionale”, theksoi Ali.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski, në paraqitjen e tij theksoi se në tre tremujorët të vitit 2022 vazhdon rritja e sigurimeve në dy grupet, jo-jetë dhe jetë.

“Kjo reflektohet si në rritjen e vëllimit të premive bruto të shkruara dhe dëmshpërblimeve të paguara nga sigurimi, si dhe për sa i përket totalit të aseteve dhe rezervave teknike neto (detyrimet bazuar në marrëveshjet e sigurimeve). Rezultatet e mbledhura financiare për tre tremujorët e parë të vitit 2022 tregojnë përmirësim të dukshëm të profitabilitetit në dy segmentet e tregut, krahasuar me tre tremujorët e parë të vitit 2021. Politikat konservative dhe rregullorja për vlerësim të rezervave teknike dhe investimet e mjeteve të cilat i mbulojnë rezervat teknike, si dhe cilësia e lartë e instrumenteve të cilat janë përfshirë në llogaritjen e kapitalit të shoqërive të sigurimeve, janë bazë e mirë dhe garanci për ruajtjen e aftësisë paguese në veprimtarinë e shoqërive. Asetet totale të gjashtëmbëdhjetë shoqërive të sigurimit më 30.09.2022 për herë të parë në histori e tejkaluan pragun prej 500 milionë euro. Më shumë se 2/3 nga asetet totale janë instrumente financiare me likuiditet të lartë, nga të cilat mbi 200 milionë euro janë investime në letra me vlerë të shtetit”, thot Shajnoski.

Në mbledhje u theksua se të gjithë rregullatorët financiar do të vazhdojnë me ndjekjen e mëtejshme të koordinuar të gjendjeve dhe shkëmbimin në kohë të të gjithë informacioneve relevante dhe se janë të gatshëm të reagojnë përkatësisht ngjarjeve, secili në korniza të kompetencave të mandatit të tij. Është përcaktuar se të gjithë rregullatorët e sistemit financiar kanë instrumente të mjaftueshme që mund ti shfrytëzojnë nëse është e nevojshme, me çka garantohet se stabiliteti financiar do të ruhet edhe në periudhën që vjen.

 

Skip to content