Përfaqësues nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional MAPAS morën pjesë në Konferencën e 16-të për Pagesat dhe Infrastukturën e Tregut, e cila u mbajt në Ohër, nën organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga MAPAS-i në konferencë morën pjesë Remzi Bajrami, kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, dhe Festim Beqiri, udhëheqës i Departamentit për kontrollë institucionale.

Konferenca paraqet platformë të rëndësishme për shkëmbim të njohurive dhe përvojave në fushën e sistemeve të pagesave, dixhitalizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës financiare, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga sektori financiar vendor dhe ndërkombëtar.

 (02) 3224 229
 (02) 3224 229 contact@mapas.mk
 contact@mapas.mk