Shkup, – 28.11.2024, u mbajt manifestimi i tretë edukativ në kuadër të edicionit të Tetë të Ditëve të edukimit financiar.
Në kuadër të Ditëve të edukimit financiar, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurmit pensional – MAPAS, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e Ditëve të edukimit financiar së bashku me shoqëritë pensionale KB Prvo penzisko AD Skopje, SAVA Penzisko SHA Shkup, Triglav SHA Shkup dhe VFP AD Skopje, mbajtën ngjarje edukative për stafin mësimdhënës të shkollave të mesme në Komunën e Kisella Vodës duke theksuar nevojën për edukim dhe gjithëpërfshirje financiare në kohë.
Përfaqësuesit nga shoqëria Pensionale Sava – Zoran Gabedanov, KB shoqëria e Parë Pensionale – Susana Boshkovska Zlatarevska, shoqëria Pensionale Triglav – Marina Martinovska dhe shoqata Pensionale VFP – Svetlana Tasevska në prezantimet e tyre dhanë një pasqyrë të rëndësisë së sistemit pensional si dhe rëndësinë e edukimit financiar si një element kyç për marrjen e vendimeve të informuara dhe të përgjegjshme financiare. Theks i veçantë iu kushtua rolit të sistemit pensional, sigurimit pensional të financuar nga kapitali si dhe transparencës së palëve të interesuara që janë pjesë e këtij sistemi.
Nëpërmjet ngjarjeve të tilla gjatë Ditëve të edukimit financiar, qytetarët inkurajohen që të marrin rol aktiv në planifikimin e tyre financiar. Vendimet e duhura të marra sot mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës në pension, gjë që nënvizon rëndësinë e edukimit financiar.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë të internetit dhe rrjetet tona sociale:
https://www.facebook.com/mapas.mk