Sot, në ambientet e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) u mbajt një takim pune me përfaqësues të organizatës joqeveritare Qendra për Hulumtim dhe Krijim Politikash (QHKP).
Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit financiar dhe për mundësitë e mbështetjes së përbashkët të programit të akredituar “Akademia Financiare – Aftësi menaxheriale financiare dhe administrative për organizatat qytetare”, e cila ka për qëllim forcimin e njohurive financiare dhe aftësive praktike në sektorin civil.
Në diskutimin konstruktiv u theksua se edukimi financiar luan një rol kyç në procesin e marrjes së vendimeve cilësore financiare – nga menaxhimi i financave personale dhe organizative, deri te vendimet se ku i investojmë paratë, kohën dhe energjinë tonë dhe çfarë cilësie jete ndërtojmë me këto vendime.

Si rezultat i takimit u arrit një përfundim i përbashkët që MAPAS t’i bashkohet programit të Akademisë Financiare përmes pjesëmarrjes me një ligjërues ekspert në një nga modulet: “Investimi afatgjatë dhe ndërtimi i sigurisë financiare për një të ardhme të qëndrueshme.”
MAPAS e mbështet këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të njohurive financiare dhe forcimit të kapaciteteve të organizatave qytetare për menaxhim financiar të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.
Aktualisht është i hapur thirrja për aplikim për gjeneratën e dytë të programit “Akademia Financiare”. I inkurajojmë organizatat e interesuara të aplikojnë dhe të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e menaxhimit financiar dhe administrativ.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk