Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për zgjerimin e raportimit për kontributin e realizuar të fondeve pensionale

Në drejtim të rritjes së transparencës dhe avancimit cilësor dhe sasior të të dhënave të publikuara për sigurimin pensional me financim kapital, Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS e zgjeroi raportimin për kontributin e realizuar të fondeve pensionale. Krahas të dhënave për kontributin e realizuar që janë publikuar deri më tani, për periudhat e përcaktuara në rregullat, nga tetori 2021, MAPAS-i do të publikojë kontributin e fondeve pensionale edhe për periudhën e 12 muajve të mëparshëm, si dhe kontributin mesatar të fondeve të detyrueshme pensionale, përkatësisht fondeve pensionale vullnetare, për periudhat përkatëse. Këto të dhëna do të publikohen rregullisht, çdo tremujor, si pjesë e njoftimeve Kontributi i fondeve të detyrueshme pensionale 2021 dhe Kontributi i fondeve pensionale vullnetare 2021, në dispozicion për të gjitha palët e interesuara dhe publikun e gjerë, në format pdf dhe Excel.

Në nivelin e sigurimit të detyrueshëm pensional me financim kapital, në periudhën shtatëvjeçare 30.9.2014 – 30.9.2021, ishte realizuar kontributi mesatar i reduktuar në nivel vjetor me 5,78% në shumën nominale, përkatësisht 4,50% në shumën reale, të llogaritur nëpërmjet ndryshimit të mesatares së ponderuar të njësive të kontabilitetit të fondeve të detyrueshme pensionale. Ndërsa në nivelin e sigurimit pensional vullnetar me financim kapital, në periudhën shtatëvjeçare 30.9.2014 – 30.9.2021, ishte realizuar kontributi mesatar i reduktuar në nivel vjetor me 5,92% në shumën nominale, përkatësisht 4,64% në shumën reale, të llogaritur nëpërmjet ndryshimit të mesatares së ponderuar të njësive të kontabilitetit të fondeve pensionale vullnetare.

Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të sigurimit pensional me financim kapital në sektorin e përgjithshëm financiar, si dhe rritjen e numrit të subjekteve mbi të cilat MAPAS-i kryen supervizion, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të parashikuara drejt qëllimit strategjik – Avancimi dhe mbajtja e sigurimit pensional me financim kapital në mënyrë stabile dhe transparente që ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut, MAPAS-i do të vazhdojë t’i avancojë informacionet që i publikon në raportet e rregullta statistikore.

 

Skip to content