Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Rezultate nga hulumtimi për nivelin e Informimit personal për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional

Në kuadër të aktiviteteve të parapara për përmbushjen e qëllimit strategjik – Avancimi dhe mbajtja e sigurimit pensional me financim kapital në mënyrë të qëndrueshme dhe transparente, i cili e ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut, MAPAS gjatë muajit maj 2021, realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale përmes anketës nga telefoni.

Në anketën u shfrytëzua pyetësor i strukturuar, ndërsa anketimi u realizua me metodën CATI – intervistë përmes telefonit me ndihmën e kompjuterit, ndërsa të dhënat janë përpunuar në mënyrë grupore dhe anonime. Pyetjet në anketën u organizuan në disa grupe, dhe atë:

  • Informim personal për anëtarësimin në fondin e detyrueshëm pensional;
  • Niveli i informimit personal në shtyllën e dytë
  • Mënyra e informimit për shtyllën e dytë;
  • Niveli i informimit personal me rolin e shoqërive pensionale dhe kënaqshmëria nga puna e shoqërive pensionale;
  • Niveli i njohurisë së të drejtave dhe obligimeve nga anëtarësimi në fondet e detyrueshme pensionale;
  • Niveli i të kuptuarit të të dhënave nga raporti për kursim pensional dhe
  • Informimi për MAPAS

Mostra e përgjithshme e përfshirë në këtë anketë përbëhej nga 1,100 të anketuar, anëtarë të fondeve të detyrueshme pensionale, ku 47% e të anketuarve janë anëtarë të fondit të hapur të detyrueshëm pensional Sava, 50% e të anketuarve janë anëtarë të KB Fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup dhe 3% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të Hapur Pensional të Detyrueshëm Triglav – Shkup. Në mostrën, 96% e të anketuarve janë anëtarë me kontratë të lidhur anëtarësimi ndërsa 4% janë anëtarë të shpërndarë.

Grupi i parë i pyetjeve në anketën, Informim personal për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional i përfshiu pyetjet:

  • “A jeni anëtar në ndonjë prej fondeve të detyrueshme pensionale?” dhe
  • “Në cilin fond të detyrueshëm pensional jeni anëtar?”. 

Pjesa më e madhe e të anketuarve, bile 91,2% janë përgjigjur se dinë se janë anëtarë të ndonjë prej fondeve të detyrueshme pensionale. Prej këtyre të anketuarve, 18,7% nuk kanë ditur të theksojnë se në cilin fond të detyrueshëm konkretisht janë anëtarë.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në Raportin nga hulumtimi i realizuar për informim të anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale 2021.

 

Skip to content