MAPAS gjatë muajt maj 2021, realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve të fondeve të detyrueshme pensionale përmes një ankete telefonike.
Mostra e përgjithshme e përfshirë në këtë anketë përbëhej nga 1,100 të anketuar, anëtarë të fondeve të detyrueshme pensionale, me ç’rast 47% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të hapur të detyrueshëm pensional Sava, 50% e të anketuarve janë anëtarë të KB Fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup dhe 3% e të anketuarve janë anëtarë të Fondit të hapur të detyrueshëm pensional Triglav – Shkup. Në mostrën, 96% e të anketuarve janë anëtarë me marrëveshje të lidhur anëtarësimi ndërsa 4% janë anëtarë të sistemuar.
Grupi i katërt i pyetjeve në anketën e përcakton nivelin e informimit personal me rolin e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale dhe kënaqshmërisë nga puna/shërbimet e shoqërive pensionale.
Pyetjet nga ky grup, si dhe rezultatet e fituara janë në vijim:
- A investohen mjetet tuaja nga shoqëritë pensionale dhe a realizoni fitim?
57.7% e të anketuarve janë përgjigjur se mjetet e tyre investohen nga shoqëria e tyre pensionale dhe realizojnë fitim, ndërsa 16.9% janë përgjigjur se mjetet e tyre nuk investohen. 25.4% janë përgjigjur se nuk dinë nëse investohen mjetet e tyre.
- A është e obliguar shoqëria pensionale t’ju dërgojë raport për kursim pensional në zarf të gjelbër një herë në vit?
83.4% e të anketuarve janë përgjigjur se shoqëria pensionale është e obliguar që një herë në vit të dërgojë raport për kursim pensional në zarf të gjelbër, ndërsa 7.1% janë përgjigjur se shoqëritë pensionale nuk kanë obligim të tillë. 9.5% janë përgjigjur se nuk e dinë nëse kompanitë pensionale janë të obliguara të dërgojnë raport për kursimin e tyre pensional.
- A keni qasje elektronike në llogarinë tuaj individuale në çdo kohë?
63.7% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë qasje elektronike në llogarinë e tyre individuale në çdo kohë, ndërsa 24.5% janë përgjigjur se nuk kanë qasje elektronike. 11.8% janë përgjigjur se nuk e dinë nëse kanë qasje elektronike.
- A jeni të kënaqur me punën e shoqërisë pensionale?
78.5% e të anketuarve janë përgjigjur se janë të kënaqur nga puna e kompanisë së tyre pensionale, ndërsa 5.4% janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur. 16.1% janë përgjigjur se nuk e dinë.
Vlerësimi i përgjithshëm i nivelit të informimit personal me rolin e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale dhe kënaqshmërisë nga puna/shërbimet e shoqërive pensionale është 3.83 (në shkallën 1 deri në 5), përkatësisht një pjesë shumë e vogël e të anketuarve ose 7.7% nuk janë aspak të informuar dhe të njoftuar për rolin e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale.
Pasqyrë grafike e rezultateve të fituara nga niveli i informimit personal me rolin e shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale dhe kënaqshmërisë nga puna/shërbimet e shoqërive pensionale.
Informatat e lidhur:
- MAPAS realizoi hulumtim për informimin e anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale në maj 2021;
- Rezultate nga hulumtimi për nivelin e informimit personal në fondin e detyrueshëm pensional;
- Rezultate nga hulumtimi për nivelin e informimit dhe njoftimit personal për shtyllën e dytë pensionale;
- Rezultate nga hulumtimi për mënyrën në të cilën anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale informohen për shtyllën e dytë.