Agjencia e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), e njofton publikun se në përputhje me ligjin anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur stazh me të cilin realizohet ulje të kufirit të pleqërisë për pensionim për së paku një vit në përputhje me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar nga 01 prill 2022 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensional, më së voni deri më 01 korrik 2022.
Zgjedhja bëhet me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësisë, e nëse anëtarët deri më 01 korrik 2022 nuk dorëzojnë deklaratë, do t’u ndërpritet anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensional. Pas ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional, shoqëria pensionale shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve e transferon në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i SPIMV).
Anëtarët të cilët nuk do të japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë mbeten të siguruar vetëm në sigurimin e financuar pensional të bazuar në solidaritetin e gjeneratës (Fondi i SPIMV) prej ku do ta realizojnë të drejtën e pensionit.
Më shumë informata për Stazhin e beneficuar dhe për Deklaratën për vazhdimin e anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional në linqet në vijim:
https://mapas.mk/stazh-me-benificion/?lang=sq