
MAPAS-i mbajti takim informativ për media ku kryetari i Këshillit të ekspertëve, Remzi Bajrami, së bashku me anëtarët e Këshillit dhe ekspertët e Agjencisë, paraqitën informacionet dhe drejtimet më të fundit për zhvillimin e sistemit pensional me financim kapital. Në informim morën pjesë edhe përfaqësues të katër shoqërive pensionale që funksionojnë në vend.
Gjatë paraqitjeve u theksua rëndësia e edukimit financiar si parakusht kyç për një të ardhme financiare stabile dhe marrjen e vendimeve të informuara nga anëtarët. U sqaruan përfitimet nga anëtarësimi në shtyllën e dytë dhe të tretë pensionale, të drejtat që dalin nga ky anëtarësim, si dhe mënyra e investimit dhe kthimet që realizohen përmes fondeve pensionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe modeleve të pagesës së pensioneve+ me qëllim që anëtarët të kenë një kuptim më të qartë të opsioneve që u janë në dispozicion gjatë pensionimit.
Takimi informativ edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e MAPAS-it për avancimin e sistemit pensional, rritjen e transparencës dhe mbështetjen e vazhdueshme të edukimit financiar si elemente thelbësore për një sistem stabil dhe të qëndrueshëm.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk