U mbajt takim koordinues për avancimin e edukimit financiar në procesin arsimor (për publikim në ueb dhe media sociale)
Në organizim të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, si anëtare e Trupit Koordinues për Edukim Financiar dhe Inkluzion Financiar, u mbajt takim koordinues kushtuar mundësive për integrim më sistemik dhe më të qëndrueshëm të edukimit financiar në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet relevante, sektori i arsimit, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Byroja për Zhvillimin e Arsimit, UNICEF, Aflatoun International, si dhe përfaqësues të institucioneve anëtare të Trupit Koordinues.
Në diskutim morën pjesë aktive Ajshe Ajrullai dhe Valentina Gocevska nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Violeta Petroska-Beshka nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve, prof. dr. Safet Balazhi nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë UKIM-it, Vera Mitkovska nga UNICEF, Luan Imeri nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve dhe Aflatoun, si dhe përfaqësues nga Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe MAPAS.
Në kuadër të takimit u shqyrtuan aktivitetet dhe materialet ekzistuese në fushën e edukimit financiar, si dhe mundësitë për zhvillimin e përmbajtjeve mësimore praktike dhe mjeteve për mësimdhënësit përmes një qasjeje të koordinuar dhe afatgjatë.
Theks i veçantë u vu në përvojat evropiane dhe praktikat e mira, veçanërisht modelet e Austrisë dhe Holandës, si dhe në mundësitë për një qasje pilot që do të përfshinte përgatitjen e një manuali për mësimdhënësit, trajnime dhe testimin e përmbajtjeve praktike në shkolla. Në diskutim u ndanë edhe përvoja nga iniciativat dhe aktivitetet ekzistuese të Trupit Koordinues, si dhe partneritetet me sektorin privat dhe joqeveritar, përfshirë aktivitetet lidhur me Javën Globale të Parasë, Kuizin Evropian të Parasë, Olimpiadën Ekonomike, si dhe materialet edukative ekzistuese për mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilat paraqesin një bazë të mirë për avancimin dhe integrimin e tyre të mëtutjeshëm në arsimin e rregullt si një proces i koordinuar dhe afatgjatë.
Takimi paraqiti fillimin e një diskutimi më të gjerë profesional dhe bashkëpunimi të mëtejshëm midis institucioneve dhe partnerëve në drejtim të forcimit të edukimit financiar te të rinjtë.
MAPAS, si anëtare e Trupit Koordinues për Edukim Financiar dhe Inkluzion Financiar, mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe zhvillimin e iniciativave që kontribuojnë në forcimin e edukimit financiar, inkluzionit financiar dhe stabilitetit afatgjatë financiar të qytetarëve.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk