Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Takim i rregullt pune i MAPAS-it me Shoqërinë e Parë Pensionale KB dhe Shoqërinë Pensionale SAVA

Kryetari i Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, Remzi Bajrami, së bashku me anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Pranvera Suma dhe Darko Sazdov, zhvilluan një takim të rregullt pune me anëtarët e bordeve drejtuese të Shoqërisë së Parë Pensionale KB SH.A. Shkup dhe Shoqërisë Pensionale SAVA SH.A. Shkup.

Gjatë takimit u shqyrtuan gjendjet aktuale në sistemin e sigurimit pensional me financim kapital, aktivitetet e shoqërive pensionale, si dhe çështje që lidhen me avancimin e mëtejshëm të shërbimeve për anëtarët e fondeve pensionale.

Në kuadër të diskutimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe komunikimit të rregullt ndërmjet MAPAS-it dhe shoqërive pensionale, me qëllim të sigurimit të një sistemi pensional të qëndrueshëm, transparent dhe efikas në interes të të siguruarve dhe pensionistëve të ardhshëm.

Pjesëmarrësit konfirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të sistemit pensional përmes shkëmbimit të përvojave, ndjekjes së praktikave të mira dhe veprimit të koordinuar në kuadër të kompetencave ligjore.

Skip to content