Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Është dorëzuar kërkesë për marrjen e lejes për kryerjen e veprimtarisë – menaxhimi i fondeve të detyrueshme pensionale

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional– MAPAS njofton se nga ana e SHMDPF VFP Shoqëri Pensionale SHA Shkup, është dorëzuar kërkesë për marrjen e lejes për kryerjen e veprimtarisë – menaxhimi i fondeve të detyrueshme pensionale, miratimit të kushtëzuar për menaxhimin e fondit të detyrueshëm pensional dhe regjistrimin e  fondit të detyrueshëm pensional në Regjistrin e fondeve të detyrueshme dhe vullnetare pensionale.

Krahas kërkesës, është dorëzuar dokumentacioni në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm pensional të financimit kapital, Ligjit për sigurimin vullnetar pensional të financimit kapital dhe rregullativës përkatëse nënligjore.

Dokumentacioni i dorëzuar përfshin dokumente lidhur me shoqërinë, aksionarin e saj, organet e menaxhimit, ekipin e propozuar drejtues, strukturën organizative dhe aktet e brendshme të shoqërisë, si dhe dokumentacion lidhur me fondin e detyrueshëm pensional dhe bankën kujdestare të pasurisë.

Pas pranimit të kërkesës dhe dokumentacionit, MAPAS-i do të zhvillojë procedurën përkatëse për shqyrtimin dhe vlerësimin e përmbushjes së kushteve ligjore dhe rregullatore, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj.

MAPAS-i mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe profesional të procedurave në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim sigurimin e një sistemi të sigurt, stabil dhe efikas të sigurimit pensional të financimit kapital.

Skip to content