Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS dhe Universiteti i UEJL-së nënshkruan memorandum për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nënshkruan zyrtarisht Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin hapen mundësi të reja për aktivitete të përbashkëta, mbështetje profesionale dhe partneritet afatgjatë në fushën e arsimit, hulumtimit dhe edukimit financiar.

Memorandumin e nënshkruan kryetari i MAPAS-it, Remzi Bajrami, dhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Sadudin Ibraimi.

Në ceremoninë e nënshkrimit dhe në takimin e punës që pasoi morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm të të dy institucioneve: akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, anëtarja e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Pranvera Suma, këshilltarja kryesore e Kryetarit të MAPAS-it, Marija Popovska, dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Blerta Abazi-Çaushi, si dhe prof. Shpresa Alija.

Me këtë memorandum, të dy institucionet konfirmuan angazhimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të njohurive, organizimit të ngjarjeve të përbashkëta edukative, trajnimeve profesionale, si dhe përfshirjes së studentëve në iniciativa praktike dhe kërkimore që lidhen me sistemin pensional dhe sigurimin pensional me financim kapital.

Bashkëpunimi ndërmjet MAPAS-it dhe komunitetit akademik ka një rol kyç në ngritjen e ndërgjegjësimit të brezave të rinj për rëndësinë e sigurisë financiare afatgjatë dhe planifikimit pensional.

Skip to content