Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Agjencia MAPAS dhe shoqatat pensionale vazhdojnë në mënyrë aktive me aktivitete edukative gjatë muajit mars të cilat lidhen edhe me kremtimin e Javës Globale të Parasë 2024, duke iu referuar temës së sivjetme: “Mbroji paratë tua, mbroje ardhmërin tënde”

Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, vazhdon në kontinuitet me aktivitetet e saja edukative për të rinjtë dhe gjatë muajit mars dhe Javës Globale të Parasë 2024, në bashkëpunim me shoqatat pensionale “KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup”, “SAVA Shoqëria Pensionale SHA –Shkup” dhe “Triglav Shoqëria Pensionale SHA –Shkup” do të realizojnë disa aktivitete për ngritjen e ndërgjegjësimit financiar për nevojën e edukimit të vazhdueshëm financiar në mënyrë që të merren vendime të sakta financiare dhe të menaxhohen me sukses financat personale dhe buxheti i familjes.

Ndërgjegjësimi i lartë financiar është baza për marrjen e vendimeve të sakta financiare që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe garantojnë siguri financiare dhe ditë më të sigurta pensioni në të ardhmen. Njohja e avantazheve të kursimeve afatgjata dhe investimi i duhur është çelësi i sigurisë në të ardhmen dhe për këtë qëllimi ynë synon edukimin e qytetarëve dhe të rinjve që në moshë të re për përfitimet dhe mundësitë e sigurimit pensional të detyrueshëm dhe vullnetar të financuar me kapital.

Fushata edukative me temën “Mbroji paratë tua, mbroje ardhmërin tënde” fokusohet në nevojën e ndërgjegjësimit për planifikimin e duhur dhe kursimin afatgjatë të financave personale që në moshë të hershme dhe forcimin e ndërgjegjësimit për sigurimin e ditëve më të sigurta të pensionit.

Aktivitetet edukative gjatë muajit mars dhe gjatë javës globale të parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes realizimit të një konkursi artistik për fëmijët e moshës 4-14 vjeç, ligjeratave edukative me prezencë fizike dhe përmes publikimit të materialeve edukative në faqet e internetit dhe rrjetet sociale të institucioneve. Ligjeratat do të jenë të destinuara për studentët e shkollave të mesme dhe kolegjeve nga vendi ynë me tema nga fusha e financave dhe sistemi i pensioneve, me qasje të veçantë në sigurimin pensional të financuar nga kapitali.

Fushatën edukative e nisim më 03. 04. 2024 duke shpallur KONKURS ARTI për të gjithë fëmijët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës 4 deri në 14 vjeç si aktivitet edukativ për shënimin e “JAVËS GLOBALE TË PARASË 2024″”.

Më shumë informata rreth aktiviteteve edukative në faqen: https://penzija.mk/

Skip to content