
Gjatë trajnimit, ekspertët e MAPAS-it patën mundësi të njihen me rregullativat më të reja evropiane – CSDR, MiFID II dhe MAR – të cilat përbëjnë një segment kyç në avancimin e infrastrukturës së tregut, rritjen e transparencës dhe mbrojtjes së investitorëve. Modulet profesionale, të pasuruara me shembuj praktikë dhe analizë të pikave kritike në zbatimin e rregullativave, mundësuan një kuptim më të thelluar të obligimeve dhe sfidave që sjellin standardet moderne evropiane.
Në ditën përmbyllëse të aktivitetit mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, z. Remzi Bajrami, i cili theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit me standardet evropiane, sidomos në kontekst të zhvillimeve të ardhshme rregullatore që do të ndikojnë te pjesëmarrësit e tregut dhe te sistemi pensional.
Pjesëmarrja e MAPAS-it kontribuon në edukimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe në zbatimin më cilësor të rregullativave bashkëkohore në praktikë.


(02) 3224 229
contact@mapas.mk