Në suazat e aktiviteteve të parapara si qëllim strategjik për përmirësim të kapacitetit në drejtim të përforcimit të rolit të vet rregullator dhe të mbikëqyrjes në financimin kapital të sigurimit pensional, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, më 11 dhe 12 shtator 2024 i mirëpriti përfaqësuesit e Bankës Kombëtare të Sllovakisë.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në sektorin pensional midis Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe fillimi i bashkëpunimit me nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim. Memorandumi për bashkëpunim është nënshkruar nga kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali dhe nga drejtori ekzekutiv i Njësisë për supervizion dhe mbrojtje të konsumatorëve të shërbimeve financiare në Bankën Popullore të Sllovakisë, Julia Çilikova. Në përputhje me këtë Memorandum për bashkëpunim, organet kontraktuese do të shkëmbejnë përvoja të fituara në fushën e financimit kapital të sigurimit pensional, punën e fondeve pensionale, mekanizmat e mbikëqyrjes së fondeve pensionale dhe normativën e miratuar, si dhe për stabilitetin financiar dhe inovacionet teknologjike në sektorin financiar. Bashkëpunimi teknik do të përbëhet nga shkëmbimi i dokumenteve, ndihma bilaterale me qëllim të shkëmbimit të përvojave me interes të përbashkët, si dhe bashkëpunimi në fushën e edukimit, kërkimit, trajnimeve dhe zhvillimit me interes të përbashkët.
Nënshkrimit të memorandumit i ka paraprirë një takim dyditor pune në të cilin janë prezantuar kompetencat dhe përgjegjësitë e të dy institucioneve dhe u diskutua mbi sigurinë sajber dhe digjitalizimin e sektorit financiar dhe pensional, edukimin financiar, mandej mbi stimulimet e vendit për zmadhimin e pjesëmarrjes së anëtarëve në sistemin vullnetar pensional, mbi rreziqet sistematike dhe politikën makroprudente, si dhe mbi përvojat lidhur me procesin e harmonizimit të kornizës normative me direktivat e BE-së.
MAPAS do të vazhdojë ta përparojë edhe mandej praktikën e vendosur të bashkëpunimit me qëllim që të mbajë një komunikim të suksesshëm me trupat e mbikëqyrjes dhe organet dhe institucionet relevante me qëllim që të kontribuojë në ruajtjen stabile dhe transparente të financimit kapital të sigurimit dhe përparimin e financimit kapital të sigurimit pensional.