Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional- MAPAS është duke vazhduar në mënyrë aktive zbatimin e Planit të veprimit në fushën e promovimit të përgjegjësisë sociale në vitin 2023 dhe me atë rast sot iu përkushtuam shoqërimit me përdoruesit e Shtëpisë të moshuarve Idila Terzieva.
Me vizitën arritëm t’u sjellim gëzim dhe kënaqësi si dhe t’i afrojmë me shoqërinë në të cilën jetojnë dhe t’ua zvogëlojmë ndjenjën e vetmisë. Njerëzve që jetojnë në shtëpi u dhamë lojëra argëtuese si shah, letra, mos u zemëro, pikado dhe më shumë, në mënyrë që përditshmëria e tyre të jetë e mbushur me argëtim.
Ky veprim jo vetëm që solli gëzim për bashkëqytetarët tanë të vjetër, por edhe konfirmoi përkushtimin tonë për mënyrën e punës së përgjegjshme shoqërore.