Me keqardhje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për njgjarjen tragjike që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën bashkëqytetarë tanë dhe shumë të tjerë jan të lënduar. Kjo ngjarje fatkeqe lë dhimbje të pamasë në zemrat e familjeve, miqve dhe mbarë publikut.
Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet e viktimave dhe ndan dhimbjen e të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Mendimet tona janë me të lënduarit dhe ju urojmë shërim të shpejtë.
Kjo ngjarje tragjike na kujton rëndësinë e mbështetjes së ndërsjelltë, solidaritetit dhe bashkimit. Në frymën e këtyre vlerave, MAPAS, i përkushtuar për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, shpreh gatishmërinë për çdo ndihmë dhe mbështetje në kuadër të kompetencave të saj.
U prefshin në paqe viktimat dhe të dashurit e tyre të gjejnë ngushëllim dhe forcë në këto kohë të vështira.