Në periudhën nga 28 tetori deri më 5 nëntor 2026 shënohen Ditët e Edukimit Financiar, një iniciativë që synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të qytetarëve në fushën e financave.
Institucionet rregullatore financiare, në bashkëpunim me sektorin financiar privat dhe shoqatat e qytetarëve, organizojnë aktivitete të shumta me qëllim që qytetarët të kuptojnë më mirë produktet dhe shërbimet financiare, të menaxhojnë me përgjegjësi financat e tyre dhe të marrin vendime financiare të informuara.
Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, si një nga institucionet e përfshira në këtë iniciativë, thekson rëndësinë e edukimit financiar, veçanërisht në fushën e sigurimit pensional dhe planifikimit financiar afatgjatë. Njohja me sistemin pensional dhe informimi me kohë për mundësitë e kursimit pensional janë parakushte të rëndësishme për një të ardhme financiare më të sigurt.
Qytetarët ftohen të vizitojnë faqet e internetit dhe profilet në rrjetet sociale të institucioneve financiare, ku mund të informohen për aktivitetet e planifikuara dhe të marrin pjesë në iniciativat kushtuar edukimit financiar.
Së bashku të avancojmë njohuritë financiare dhe të kontribuojmë në marrjen e vendimeve financiare më të përgjegjshme.
Заедно да ги унапредиме финансиските знаења и да придонесеме за поодговорни финансиски одлуки.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk