Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Ditët e Edukimit Financiar – edukimi financiar është interes publik

Edukimi financiar është interes publik, sepse vendimet individuale dhe personale, ndikojnë mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi – përfunduan njerëzit e parë të rregullatorëve financiar, që janë pjesë e Trupit Koordinues për Edukim Financiar në të cilin marrin pjesë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO). Në ngjarjen me të cilën u shpallën të hapura Ditët e Edukimit Financiar, që do të zgjasin deri më 26 nëntor dhe për herë të parë do të zhvillohen virtualisht, fjalime mbajtën guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryetarja e KLV-së, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të ASO-së, Krste Shajnoski.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ndër të tjera theksoi se, në thelb, anketa e fundit e OECD-së për Evropën Juglindore, qartë tregon zhvendosje pozitive nga aspekti i kulturës financiare në tërë rajonin, përfshirë edhe në vendit tonë, mirëpo në të njëjtën kohë e thekson edhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme të mëtejshme të rregullatorëve në këtë fushë. Niveli i kulturës financiare i popullatës së rritur në vendin tonë është 56% nga maksimumi, që është afër mesatares në Evropën Juglindore prej 57%, por është më e ulët nga rezultatet e arritura në vendet e BE-së dhe OECD-së, prej respektivisht 64% dhe 65%, gjë që tregon nevojën për aktivitete të mëtejshme.

„Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë Ditëve të Edukimit Financiar janë vetëm pjesë e një sërë aktivitetesh që do të vijojnë në periudhën e ardhshme. Këtu, para së gjithash do të kisha përmendur aktivitetet për përgatitjen e Strategjisë së parë Nacionale për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, që së shpejti do të përfundohet. Gjithçka që kemi paraparë brenda saj bazohet mbi përvojat më të mira ndërkombëtare në sferën e edukimit financiar sepse: „Edukimi është një pasaportë për të ardhmen, sepse e ardhmja u takon atyre që sot përgatiten për të“.“ – theksoi guvernatorja.

Ministri i Financave theksoi se teknologjia ofron mundësi të reja dhe se të gjithë qytetarët duhet të informohen, të përcjellin tendencat për të mirën personale dhe të përgjithshme. Ai njoftoi se muajin e ardhshëm do të ketë një debat publik për ligjin për sistemet e pagesave i cili parasheh zgjidhje të reja dhe mundësi fintech dhe shërbime që ofrohen në nivel global dhe për mbrojtjen e qytetarëve.

„Kultura financiare është jo vetëm e mirë personale por edhe interes publik. Kur shumica e njerëzve janë në gjendje t’i vlerësojnë punët ekonomike dhe të marrin vendime më të drejta financiare, nga kjo përfitojnë të gjithë, sepse atëherë kemi mundësi më të ulët për kriza financiare, kemi mundësi më të madhe për investime më të qëndrueshme për një rritje të qëndrueshme. Prandaj edukimi financiar është i rëndësishëm, jo vetëm për fitim personal, por edhe për interesin e përgjithshëm.“ – tha Besimi.

Nora Aliti, kryetarja e KLV-së theksoi se edukimi financiar po bëhet gjithnjë më thelbësor, jo vetëm për shkak të nevojave të përditshme por gjithashtu sepse ndikon mbi rritjen ekonomike, stabilitetin financiar, rritjen e mirëqenies individuale dhe përfshirjen sa më të gjerë të qytetarëve.

„Investimi në edukim financiar është investim në të ardhmen. Këtë vit, Komisioni i Letrave me Vlerë me qëllim shënimin e Ditëve të Edukimit Financiar do të botojë një broshurë të re edukative me titull „Investo me maturi, menaxho me mençuri“, në maqedonisht, shqip dhe anglisht, bashkë me disa video të animuara, që e trajtojnë çështjen e letrave me vlerës, tregtimin me instrumente financiare dhe mbrojtjen gjatë investimit në tregun e kapitalit.“ – tha Aliti.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, Makdus Ali, theksoi se kriza shëndetësore, edhe në financimin kapital të sigurimit pensional shkaktoi përshtatje të burimeve për zhvillim të lidhjes dixhitale ndërmjet institucioneve dhe zhvillim të mjeteve si aplikacione për anëtarësi në fondet e pensionit dhe monitorim të llogarive individuale të anëtarëve. Duke respektuar qëndrimin se procesi i edukimit dhe informimit të anëtarëve për sistemin financiar dhe pensional është një proces i vazhdueshëm, njëjtë si në vitet e kaluara, Agjencia edhe gjatë tërë vitit 2020 zhvillon aktivitete, disa me Trupin Koordinues për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, disa me shoqatat pensionale dhe disa individualisht.

Ali, gjithashtu theksoi se, Agjencia si rregullator dhe mbikëqyrës me përkushtim do të vazhdojë të punojë drejt promovimit të sistemit pensional dhe edukimit dhe përfshirjes financiare për zhvillimin e ndërgjegjes së publikut. Gjithashtu, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e kyçura në sigurimin pensional dhe institucionet përkatëse nga fusha financiare me qëllim realizimin e misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve të pensionit dhe nxitjen e zhvillimit të financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të mira të pensionit.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të ASO-së, Krste Shajnoski theksoi se në kontekst të edukimit financiar, Agjencia do të jetë më e hapur për qytetarët.

„Rritja e transparencës është përgjigja më e mirë drejt sfidave me të cilat përballemi. Nuk ka edukim më të madhe se fakti që besimi i të siguruarve të rritet. Nuk ka edukim më të madhe se rritja e zgjedhjes së policave të sigurimit që do të jenë në dispozicion të përdoruesve dhe promovimi i të njëjtave. Funksioni themelor i policave është mbrojtja e sigurisë së jetës dhe pronës, por sigurimi ka funksion dhe mobilizimin e mjeteve financiar, kapitalizimin dhe shumimin e tyre.“ – tha Shajnoski.

Gjatë Ditëve të Edukimit Financiar, rregullatorët financiar organizojnë aktivitete të shumta, për të cilat do ta informojnë publikun përmes internet faqeve të tyre dhe përmes faqeve zyrtare në rrjetet shoqërore.

Vide incizimi i ngjarjes: https://youtu.be/3bIJRM4VAL4

Skip to content