Në kuadër të shënimit të Global Money Week 2026, sot në Fakultetin Ekonomik u mbajt aktivitet edukativ në bashkëpunim me prof. Elena Naumovska, dedikuar rritjes së edukimit financiar tek të rinjtë. Në këtë aktivitet, përfaqësues i MAPAS-it së bashku me përfaqësues nga tre shoqëritë pensionale BK Shoqëria e Parë Pensionale SHA Shkup, Shoqëria Pensionale Sava SHA Shkup dhe Shoqëria Pensionale Trigllav Shkup, hapën diskutim me temë “Smart money talks”, e cila shënon Javën Globale të Parasë 2026 (GNP).
Përmes komunikimit interaktiv me studentët u diskutua për:
- rëndësinë e temës së GNP 2026 dhe aktualitetin e saj
- si e perceptojnë të rinjtë edukimin financiar
- sa dhe në çfarë mënyre flitet për “Smart money” mes të rinjve
- çfarë i nxit ata të mendojnë për kursim, investim dhe siguri financiare afatgjatë
Gjithashtu, u prezantuan edhe mundësitë që u ofrohen të rinjve nga MAPAS-i dhe shoqëritë pensionale, veçanërisht në fushat e:
- punës praktike (praktikë)
- dhënies së provimit për agjentë
- mundësive për fillimin e karrierës që gjatë studimeve
Me qëllim që këto mundësi t’u afrohen sa më shumë studentëve, e reja Sara ndau historinë e saj të suksesshme – se si nga praktikante u bë agjente, ndërsa sot është e punësuar në sektorin e anëtarësimit në një shoqëri pensionale.
Ky aktivitet paraqiti një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim mendimesh dhe për të nxitur të rinjtë që të mendojnë dhe të diskutojnë në mënyrë aktive për vendimet financiare që marrin sot, e që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk